Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” mbahet në Zvicër për nder të Skënderbeut

Kultura

Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” mbahet në Zvicër për nder të Skënderbeut

Më: 16 maj 2026 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Zvicër ka njoftuar organizimin e një aktiviteti sportiv dhe kulturor të quajtur “Gjergji i Pamposhtur – Turneu i mundjes së duarve”, që do të mbahet më 31 maj 2026 në Bulach të Zvicrës.

Eventi, i cili organizohet për nder të 621-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, përfshin kategori për femra dhe meshkuj.

Si dhe aktivitete familjare dhe punëtori arti për fëmijë.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në Grampenweg 5, 8180 Bulach, duke filluar nga ora 12:00, nën organizimin e Shoqatës “Gjergj Kastrioti” Zvicër.kul

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat