Për flamurin e Gjergj Kastriotit nuk dënohesh, ndërsa për flamurin e armikut shekulllor otoman dënohesh, kjo ndodh vetëm në shtetin laik të Kosovës

Kultura

Për flamurin e Gjergj Kastriotit nuk dënohesh, ndërsa për flamurin e armikut shekulllor otoman dënohesh, kjo ndodh vetëm në shtetin laik të Kosovës

Nga: Gjon Keka Më: 23 maj 2026 Në ora: 15:19
Gjon Keka

Është viti 2026 dhe po të ringjalleshin idealistët, patriotët, heronjët dhe dëshmorët që derdhën gjak djersë e dhanë gjithçka për liri, flamur, pavarësi, bashkim dhe rikthim në familjen europiane se sot në këtë shekull shqiptarët e Kosovës që nuk duan që flamuri i një armiku të provokojë ndjenjat e tyre dënohen me burigim e gjobë do të qanin nga dhimbja se për kë luftuan dhe i bindur se nuk do të lejonin asnjë mbetje të tillë otomane jo vetëm në gjykata por në asnjë institucion, madje as në trojet dardane-arbërore.

Ka kohë që perdhoset flamuri ynë kombëtar- flamuri i Gjergj Kastriotit, njollosen kryefigurat apo më mirë të thuhet shtylla e themelet e kombit dhe identitetit tonë kombëtar europian e humanist sikur janë: Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), Pjetër Bogdani, Idriz Seferi, Nënë Tereza etj, dhe as gjykatat e asnjë institucion e as pushtetar nuk i ka dënuar as me burgim e as me asnjë ndëshkim të domosdoshëm për të ndal një mjerim e njollosje të tillë, por ata kanë vazhduar, sa që edhe sot kur po shkruaj ata ende shajnë, e njollosin figurat e tilla dhe flamurin e gjuhën tonë të shenjtë iliro-arbërore.

Ndoshta nuk ka arritë në atë pikë shteti ynë që në gjykata e institucione tjera të lejojë të futen individ me prirje ideologjike islamike që thërrrasin:„dum babën sulltan“, haxhiqamilista që nuk kanë asnjë tjetër mision pos shkatërrimin e kombit tonë ,shtetit laik të Kosovës nga brenda.

Nëse ka individ të tillë brenda institucioneve si në gjykata,apo institucione tjera e qeveri që dënojnë shqiptar për qejfe apo simpati të otomanëve(turqve) është më mirë t'i largoni vetë nga ato institucione sa nuk ka ardhë koha me i largu ose vetë patriotët e idealistët e vërtetë të kombit bashkë me ndihmën e ShBA-s, NATO/KFOR dhe disa nga vendet mike europiane.

Pra si duket po vjenë dita kur ne duhet të kërkojm ndihmë për me na çliru jo nga ndonjë armik i jashtëm, por nga ai i brendshëm nga haxhiqamilët, ballabanët e esatpashtoptanët.

E kuptojë se përdhosja e flamujve të popujve e shteteve tjera nuk është gjest i hijshëm dhe është mungesë kulture dhe respekti ndaj kombeve e popujve tjerë, por a nuk do të ishte më mirë që ai individ që e ka bërë një gjest të tillë ka patur në zemër të tij atë dhimbje si dhe e ka konsideruar poshtërim për kombin vendosja e një flamuri të armikut, sepse sikur dihet një flamur i tillë i kujton popullit tonë, mendoj për popullin e vetëdijshëm dhe që e njeh historinë se ai flamur na kujton dhimbjet, gjenocidin e masakrat që na kanë shkaktuar me shekuj sulltanët dhe Perandoria Otomane dhe se politika e sotme turke ka në planin e saj gjeopolitik e gjeostrategjik që ta rikthej fantazmën e saj otomane(e njohur sot si neootomanizëm) në vendet që i ka pushtuar më parë nëpërmjet simboleve ideologjike fetare që ka ngulitur mbi themelet e objekteve të lashta ilire-arbërore, të kishave arbërore e dardane dhe kudo ku ajo ka prek në trojet tona.

Nga kjo duhet ditur dhe nënvizuar edhe këtë, e kanë të kotë ata që mendojnë se duke dënuar dardano-arbëror(shqiptar të Kosovës) po i shërbejnë armiqëve shekullor që e kanë shkatërruar në palcën kurrizore kombin tonë dhe e kanë lënë mbrapa si në mendje, shpirt e zhvillim të përgjithshëm larg dinamikës së kombeve të civilizuara të Botës dhe Europës.

Historia na ka treguar askush as një armik i brendshëm dhe i jashtëm nuk ka mundur t'i gjunjëzoj bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe as sot ata dardan apo arbëror të vërtetë që kanë në venat e tyre gjakun e Gjergj Kastriotit e Idriz Seferit nuk do t'i gjunjëzojnë as renegatët, as ballbanët e as haxhiqamilët e sotëm.

Sepse gjithmonë dhe tani bota e arsyes dhe e civlizuar do të na dal në ndihmë dhe do ta zgjidhim edhe këtë problem të brendshëm të kombit tonë që po vuan nga mbetjet dhe satelitët e armiqëve shekullor duke na penguar që të mos ecim krah kombeve të civilizuar të Europës dhe të bëhemi një ditë pjesë e kësaj familje europiane që i takojmë natyrshëm. Me këtë rast ftoj miqtë armerikano-europian që të na ndihmojnë të çlirohemi edhe nga armiku ynë i brendshëm dhe t'i përcjellin me vëmendje këto gjykime diskriminuese dhe të panatyrshme ndaj shqiptarëve të Kosovës që nuk duan që ndjenjat e tyre kombëtare të fyhen dhe kujtesa të rëndohet duke vendos flamur gjigand turk – të një nga armiqëve të kombit tonë, armikut të Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit e Idriz Seferit. Por dihet se flamujt e tillë nuk do të vendoseshin aty nëse nuk do të kishte miratim nga ideologët e ideologjisë fetare të pushtuesit dhe pushtetarët qendror e lokal të shtetit të Kosovëës. E gjithë kjo po bëhet jo vetëm nga dora e zgjatur e armikut otoman që don ta rikthejë fantazëm e tij, por edhe nga pushtetarët e shtetit laik të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat