Prezantim i kumtesën shkencore mbi sfidat e integrimit evropian të Kosovës në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës!

Kultura

Prezantim i kumtesën shkencore mbi sfidat e integrimit evropian të Kosovës në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 11 qershor 2026 Në ora: 12:01
Dr.Nijazi Halili

Sot mora pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temën “Sfidat politike dhe juridike të integrimit evropian të Kosovës”, e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Në kuadër të kësaj konference pata nderin të prezantoj kumtesën time shkencore, në të cilën trajtova sfidat juridike dhe politike me të cilat përballet Kosova në procesin e integrimit evropian, si dhe perspektivat dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të rrugëtimit të saj drejt Bashkimi Evropian. Kumtesa vuri theks të veçantë në dimensionin institucional, juridik dhe politik të procesit integrues, duke nxitur diskutim dhe reflektim mbi zhvillimet aktuale dhe sfidat e ardhshme.

Pjesëmarrja dhe prezantimi në një forum të tillë shkencor, para akademikëve, studiuesve dhe ekspertëve të njohur, përbën një privilegj të veçantë dhe një përgjegjësi të rëndësishme profesionale e akademike.

Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kryetaren e Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Justina Pula Shiroka, për akademikun Arsim Bajrami, organizator i konferencës, si dhe për akademikun Frashër Demaj, për mikpritjen, organizimin e shkëlqyer dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi të veçantë për komunitetin shkencor dhe akademik.

Gjatë qëndrimit në konferencë, pata gjithashtu kënaqësinë t’i dhuroj akademikut Frashër Demaj monografinë time, Ndritësit e Kombit, si shenjë respekti dhe vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e tij në fushën e shkencës dhe të arsimit.

Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, forcimin e bashkëpunimit akademik dhe avancimin e debatit shkencor mbi proceset integruese dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat