Në luftën e Yjeve, Planeti jonë tani është nën Perandorinë e Dritës. Në shpëtimin e vetes, shpëton të tjerët! Perëndia do t'ju shpërblejë. Njeriu i ndershëm do të fitojë pagën e tij. Lëreni lumin të fryhet kur ka diçka në të. Për sa kohë që jetoni ju nuk duhet të rritni të keqen duke thënë gënjeshtra. Në mendjen tonë nuk dijmë diçka që nuk dijmë. Por zemra jonë i di të gjitha, prandaj duhet ndjekur atë! Shumë e rëndësishme në jetë cilin e dëgjojmë, nga kush mësojmë dhe kush na këshillon. Duhet dëgjuar nëse kemi nevojë sigurisht për të mësuar dikend që e ka ate që ne e duam dhe në ka qenë aty ku ne jemi sot. Dhe jo që shtiret apo gënjen se e ka ate që ne e duam, qofshin ata që duan paratë, familje të mirë, shëndet apo përndritje. Dallimin bëjeni në shpirt dhe mos lejoni askend të ju hipnotozojë për qëllime të ulta apo për qëllime egoiste të dikuj që mendon se jeni pronë e tyre! Lirohuni nga çdo ndikim i tjetrit! Dëgjoni vetëm brendinë tuaj! Ata janë udhërrëfyesi juaj! Nëse më besoni apo jo, nuk ka rëndësi! Zemra juaj e di!
Kur je e bekuar me të mira, urrejtësit dalin në sipërfaqe. Kur ti ke të veshur petkun e bekimeve të Zotit, do te shfaqet inati dhe xhelozia te të tjerët. Dhe vazhdimisht do të mundohen të gjejnë ndonjë gabim te ti që të flasin vetëm për një pikë të zezë në gjithë këtë univers të bardhë. Një grua e ligë që jeton në shtëpi, është më e keqe se të gjitha sëmundjet. Do të ketë bukuri në karakter, kur të ketë bukuri në karakter do të ketë harmoni në shtëpi. Kur të ketë harmoni në shtëpi do të ketë rregull në popull, kur të ketë rregull në popull do të ketë paqë në botë. Nuk ka më vështirë në jetë se sa kur dikush mundohet të të japë mësime që ti nuk do t’i mësosh tani, kur dikush mundohet të të fusë në një religjion apo klub, apo mësime të avancuara kur ti je ok me vendin aktual në jetë. Kur ti nuk ke nevojë per diçka tjetër, kur ti kënaqesh me jetën që jeton tani, kur ti e di se je i veçantë dhe jeta yte do të shkojë drejt destinacionit që shpirti yt e ka zgjedhur! Ne askujt nuk mund t’i japim diçka me forcë, qoftë ajo forcë fizike apo mentale. Mund vetëm t’i marrim diçka me forcë fizike dhe keqperdorim të aftësive mentale. Por kjo është e gabuar.
Ne duhet të pranojmë njerëzit ashtu siç janë, sepse gjithsecili kënaqet në formën e tij ose të saj. Ndonjëherë edhe vuajtjet janë të mira për të pastruar e kulluar shpirtin tonë. Ajo nga e cila nuk dua të prekem është interpretimi i gabuar i mendimeve, sepse dikush ndoshta shrytëzon dobësine që kanë njerëzit të ju besojnë vetem syve dhe veshëve, pa dëgjuar kurrë çfarë ju thonë ndjësitë e tyre. Por ndjesitë tona janë udhërrëfyesi jonë më i mirë. Prandaj dëgjoni gjithnjë çfarë ju thot zemra, jo çfarë ju shohin sytë dhe çfare ju dëgjojnë veshët! Behuni vigjilent! Bëni dallimin! Kjo është një e mirë që duhet përshëndetur. Një mendje pozitive sjell rezultate pozitive. Bota është pastruar si tërësi nga energjitë negative kontrolluese, është në duar të dritës tani, ajo që ka ngelur është Ego ( Exit God Out) dhe ajo po pastrohet dta ditës me vetëdisimin e një pjese të njerëzve të cilët pastaj do të ndikojnë që të arrihet Ekuilibri i energjive.
Behgjet Pacolli, qëndrimi, esenca dhe burimi i mirësisë
Nëse ju takoni një njeri të suksesshëm, te ai ju do të gjeni gjërat që do të ju ndihmojnë të ecni në rrugën që keni nisur. Këta njerëz janë të lidhur me burimin e së mirës dhe gjithnjë këshillat e tyre do të ju lartësojnë. Kohëvë të fundit jam duke studiuar shumë fjalët dhe veprat e zt. Behgjet Pacolli, dhë vërtetë jemi të bekuar që ky Njeri e ka përcaktuar kohën e tij që të na udhëheqë. Tani është koha e së mirës dhe koha e njerëzvë me zemër të mirë, sepse Planeti Tokë është futur në epokën e Artë më 20 Mars 2017, dhe sado që të mundohet errësira të mbajë pushtetin, veprat e tyre nuk kanë funksion më në këtë energji në të cilën jemi tani. Gjithkush atë që ka mbjellur do ta korrë. Prandaj mundohuni sa më shumë të orientoheni të mendoni mirë, të veproni mirë dhe të korrni rezultate të mira.
Mua fb asnjëhrë nuk më nxjer çfarë ka postuar Behgjet Pacolli, por unë gjithnjë bëj search, e hap faqen e tij dhe lexoj çfarë të mirë ai ka bërë sot për vendin tonë. Kur shoh çfarë bën ai, më duket vetja sikur nuk bëj asgjë. Nësë nuk bëj asgjë, bile të ju thëm të tjerëve se çfarë është duke ndodhur me vëndin tonë, kur ai ka pozitë për të bërë ndryshimin. Një ditë s’kishte postuar asgjë, dhe m’u duk se diçka i mungonte asaj dite që sapo shkoi. Zoti i bëkoftë njerëzit e mirë të vendit tonë! Në mund të ndryshojmë dukje, mund të ndryshojmë e të mësojmë mësime të ndryshme. Mund të tejkalojmë çdo gjë në jetë, si financiare, si shëndetsore, por asnjëherë nuk mund të ndryshojmë qëndrimin ose esencën e asaj që jemi.
Nëse shpirti jonë gjithnjë ka qenë i mirë dhe ka dashur të tjerët si e do veten, ka dashur t’i ndihmojë të tjërët, sepse ka menduar se të gjithë janë të njëjtë me të. Ka besuar te të tjerët, sepse e ka njohur esencën e vetëvetes, dhe të tjerët dolën se ishin vetëm falcifikati i asaj që duken dhe thonë se janë. Por kështu ne mësojmë që të dallojmë se Qëndrimi apo esenca e dikujt nuk ndryshon kurrë, ngase dëstinacioni i tij është të sjellë atë që është e kundërt, ose kontradiktë me atë që ne duam të shohim. Dhe nësë ata nuk janë, ne nuk do të dimë të bëjmë dallimin çfarë është e mirë e çfarë është e keqe. Çfarë ne duam dhe çfarë ne nuk duam. Nuk mund ta bësh derrin të këndojë, dhe nuk mund ta bësh baltën hekur.
Qëndrimi jonë për jetën që nga vegjëlia ka qenë i njëjtë dhe i tillë do të ngelet derisa ne të transformohemi në një energji tjetër kur të ikim nga kjo botë. Nëse ti je i destinuar vetëm për të mirën, për mirësinë, për sinqeritetin, për ritjen, mos u brengos kur dikush mundohet të të largojë nga esenca yte. Gjithnjë beso në atë që je, dhe ji krenar me vetëveten që do për të tjerët, atë që e do për vetëveten. Këtë e ka në esencë edhe shpirti. I nderuari President më i mirë në botë zt. Behgjet Pacolli, të gjithë që e njohin nga afër, e dinë esencën e tij, e dinë lidhshmërinë e tij me burimin e mirësisë.
Zt. B. Pacolli thotë: Prandaj zemërimi te unë ka ndodhur por ai ka ndodhur vetëm sa kam numëruar prej një deri në dhjetë dhe mbas asaj më nuk ka ndodhe, por ka ndodhe edhe asisoj kur në këtë periudhë sa kam numeru një deri në dhjete kam thy edhe gota ndoshta por jo ndaj dikujt por besoni unë nuk jetoj me të keqen, une të keqen e lë anash dhe eci i lirë. Kam pa se e keqja ty të frikëson, e keqja ty të bën të xhelozosh! E keqja ty të bën vetjak, dhe këto nuk janë tiparet e mia, kështuqë vetëkontrolli është jashtëzakonisht i mirë.
Mimoza Thaqi: Të njëjtën ide e ndjej edhe për të mrekullueshmin zt. Hetem Ramadani. Ai gjithashtu atë qe e ndan me ne, e ka esencën e tij që në lindje në këtë planet, dhe jeta e ka dërguar aty ku është sot, që të na ndihmojë neve të jemi të mirë me veten dhe me të tjerët. Ne jemi falënderues për këta njerëz, dhe mirënjohes Zotit që i dërgoi te ne të na ndihmojnë. Sipas tij, lufta nuk është realitet, paqa eshte realitet, terri nuk është realitet, por është mungesë e dritës. Dhe ne jemi optimistë sepse duke bërë ndriçimin e mendjes sonë, do të ndriçohen edhe politikanët. Pa i ndërruar paradigmat, nuk ka zhvillim. Në momentin që e jep atë qe e ke, nuk ka frikë më. Njerëzit që frikësohen nuk japin.
Vdekja eshte mundesi kreative kuantike per te rinovuar jeten. Nese ka shpirt nuk ka vdekje. Cilin e dëgjojmë ne, ate që ka rezultatin apo vetëm flet fjalët? Zt Hetem Ramadani e ka veprën e tij bindëse prandaj ai na inspiron, sepse fjala inspirim dmth brenda shpirtit dhe shpirti gjithnjë flet të vërtetën.
Kasam Zendeli: Shumë e përgjithsuar kjo thënie, dhe shumë e kuptimshme! Psh: Heten Ramadani para se të bëhet biznesmen i suksesshëm, ishte, le ti themi “fukara”! A don të thotë kjo se ai “kurrë s’e humb” kuptimin e të qenit fukara! Apo mos e ka për virtyt?! Harrojini gjërat që ju bëjnë të trishtuar! Kujtoni ata që ju gëzuan! Harroni problemet që kanë vdekur! Dhe mbani mend bekimet që vijnë çdo ditë, thotë Princesha e Tailandës.
Një mendim nga Princesha e Tailandës, mikeshë dhe përkrahëse e Presidentit më të mirë në botë, Behgjet Pacolli: Ndershmëria dhe qartësia. Ndershmëria nuk do të thotë thjesht të flasësh për mendjen tënde. Ndershmëria do të thotë të jesh shumë i qartë për gjithçka që ndodh brenda teje. Kur ka ndershmëri, ndjenjat bëhen të pastra dhe të kulluara. Ndershmëria është ajo ku nuk ka mendime apo ndjenja të tjera brenda, përveç atyre që vetë Perëndia do të kishte. Kjo qartësi reflektohet në fjalët tuaja. Ato do të mbushen me fuqinë e së vërtetës dhe do të flasin me lehtësi e pa hezitim. Ndershmëria e vërtetë që kultivohet brenda jush është ajo që do të arrijë dhe të prekë të tjerët.
Mimoza Thaqi: Ajo për të cilën fola në seminar sa i përket harmonisë së energjisë është e përshkruar në detaje në dokumentin në vazhdim. Dua që në çdo hap të jetës suaj të jeni vigjilent dhe të kontrolloni jetën tuaj në cilin drejtim shkon. Ky shkrim do të ju ndihmojë shumë prandaj studioni atë me vëmendje dhe bëni ushtrimet e përshkruara në varësi të asaj se keni shumë emocione negative apo shumë emocione pozitive. Për të dy rastet keni nevojë të bëni ushtrimin, asnjëherë sduhet tejkaluar gjendja e Ekuilibrit. Ja një Det i Madh i Enrgjisë që Vibron! Tani këtu është ideja e re, ju thoni! Çfarë është ky “det i energjisë”? Çdo gjë është energji që vibron në shkallë të ndyshme. Çdo gjë që mund ta shohim, ndjejmë, shijojmë, dëgjojmë është formë e energjisë vibruese.
Para 100 viteve kjo ide ishte shumë e vështirë për ta pranuar, por sot ne e dijmë dhe të gjithë shkenctarët pajtohen, se materia fizike është e përbërë nga atomet të cilat janë të kompozuar nga protonet dhe neutronet të gjitha në lëvizje, me fjalë të tjera pjesëza të energjisë që lëvizin në një shpejtësi shumë të madhe. Nëse ecim një hap më tej dhe pohojmë se jo vetëm bota materiale që e shohim, por edhe ajri që thithim dhe hapësira që është shumë larg nga këtu deri te yjet është një det i madh i energjisë në vibrim. Bota fizike vibron në një shkallë relative shumë të ulët por përderisa ju zhvendoseni nga ajo në nivele më të larta, shkalla vibracionale ritet dhe cilësia bëhet më e mirë dhe më fine. Kjo energji më fine nuk shtë vetëm në hapësirë por edhe gjithkund rreth nesh. Në të ne “jetojmë, lëvizim dhe kemi mirëqenien tonë.”
Kjo është energjia të cilën qendrat tona fizike e kapin dhe e transformojnë (një hap më poshtë) për përdorimin tonë në veprimin fizik, emocional dhe mental. Ne do të studiojmë vibracionet dhe qendrat fizike në detaje më vonë por tani e gjitha për të cilën kemi nevojë për të ditur është se ato funksionojnë te çdonjeri dhe te ndonjëri më me efikasitet se tek të tjerët. Kur kjo energji fizike ulet poshtë deri te pika ku përdoret nga trupi fizik, manifeston veten ngjashëm si energjia elektrike, por më delikate. Njëjtë si elektriciteti ka polaritet dhe ky polaritet mund të kontrollohet. Shumica e njerëzve kanë shumë energji të polaritetit negativ dhe nuk kanë mjaftueshëm polaritet pozitiv. Prandaj janë jashtë balancës. Balanca ësht shume e vështirë për tu arritur dhe akoma më e vështirë për të qëndruar. Këtu quajm balancën e përsosur “Harmonium.”
Në kapitullin e shërimit kjo diskutohet në detaje. Shumë ushqim dhe emocione të uta tentojnë të prishin balancin e trupit tuaj në anën negative. Kur ju bëheni “shumë negativ” disa lloje të sëmundjeve manifestohen. Kjo është mënyra që trupi juaj ju tregon se ju keni bërë diçka gabim dhe duhet të ndaloni.
Gjithashtu ështe e mundur që të tejkaloni balancën në anën pozitive dhe kjo ka si rezultat tension nervor ose sëmundje mentale. Është mirë të mbani mend se gjendja ideale është EKULIBRI dhe të orvateni të arrini këtë. Një metodë tërësisht praktike është të jeni I matur në çdo gjë që hani dhe pini, të shmangeni nga emocionet e ulta dhe të mendoni me qartësi dhe atë shumë shpesh. Kjo më tej nuk është shaka. Asnjë nha ne nuk mendon mjaftueshëm apo në të vërtet mendon. Zakonisht kur ne mendojmë se mendojmë, ne vetëm luajmë ose riluajmë emocionet e inçizuara në mendjen tonë.
Arritja e Harmonisë. Shumë gjëra normale gjate jetës së përditshme kanë influencë të lartë mbi ne, dhe na ndihmojnë që të afrohemi sa më shumë drejt harmonisë së dëshiruar. Soditja e bukurise në çdo formë është ndihmë për ne. E qeshura gjithashtu është një shërues i madh. Dhe sigurisht një mendim i pastër. Një ushtrim është disajnuar për të përmirësuar kushtet të cilat janë jashtë mase negative dhe tjetri ushtrim është disajnur për të aritur objektivën e kundërt, dtth për të përmirësuar kushtet mbi-pozitive. Në përdorimin e këtyre ushtrimeve, gjen një vend ku nuk do të jeni të shqetësuar për 10 minuta. Uleni në një karike ku do të mbështeteni në pozitë të drejtë. Merr tre herrë frymëmarrje të lehtë, relaksohu dhe astaj vazhdo me ushtrimin e duhur për momentin e kohës.
Kundërpeshimi i Kushteve Negative. Vendos këmbët në dysheme në të njëjtin dimension dhe të ndara nga njëra tjetra. Uleni drejtë dhe duart vendosni në prehër ku gjunjët nuk prekin njëri tjetrin. Gishti tregues, gishti I mesëm dhe gishti I madh duhet të prekin njëri tjetrin si nje trekëndësh dy gishtave të parë dhe gishtit të madh. Kur më në fund të jeni relaksuar, merr frymëmarrje të thellë, mbaje në numërim deri në 7 dhe pastaj liroje. Pastaj pusho dhe përsërite deri sa të kesh bërë të njëjtën 7 herë. Pas kësaj ndrysho pozitën dhe largo gjithë procedurën nga mendja yte. Ky ushtrim është adekuat për kundër peshimin të kushteve negative të zakonshme. Ndërsa në rastet e kushteve më të thella negative ose gjendje të keqe kronike (sëmundje kronike) duhet të përsëritet.
Gjithnjë prisni së paku 2 orë mes tretmaneve sepse zaknisht shkon aq kohë deri sa rezultatet të shfaqen. Sa më herrët që trajtoni veten kur jeni jashtë balancit, më e lehtë është të ktheheni në normalen. Prandaj jeni të vetëdishëm për veten dhe kur ndiheni se nuk jeni në terezi jepi vetes njët tretman që të arrish balancën pozitive-negative.
Kundërpeshimi i Kushteve Pozitive. Uluni në formë te rehatshme si në ushtrimin paraprak. Këtë herë këmbët duhet prekur njëra tjetrën në dimenzion të drejtë dhe të ngjitura. Gishtat e njërës dorë duhet prekur gishtat e dorës tjetër. Mbani në pjesën e përparme të trupit tuaj në nivelin e krahërorit. Gishti I madh prek gishtin e madh të dorës tjetër dhe gishtat tjerë prekin gishtin korespondues të dorës tjetër. Tani mbyllni sytë dhe merrni frymëmarrje të thellë. Nxire frymën ngadalë dhe kur ajri të ketë dalë tërësisht nga mushkëritë qëndro ashtu duke numëruar deri në 5. Pastaj merr frymë dhe nxire lehtë dhe ngadalë për 5 ose 6 herë deri sa të jeni të relaksuar përsëri. Pastaj përsërit duke e mbajtur frymën jashtë duke numëruar deri në 5. Përsërit gjithë procedurën 5 herë, pastaj ndalo, merr frymë normal dhe nxir nga mendja gjithë procedurën.
Ky trajnim i ashtuquajtur negativ (për të kundërpeshuar pozitivitetin tej mase), është me pritje efikase per të trajtuar të ftohurin nëse është praktikuar në fazat e herëshme të infektimit. Siptomet e të ftohurit janë evidencat e jashtme për një lloj të caktuar të mikroorganizmave armiqësore. Një trajtim”Pozitiv” nuk bën mirë në këto situata por një trajtim “ negativ” i përshkruar këtu do të ndihmojë sistemin të mrhet ose largojë bakteriet armiqësore për 6 deri 8 orë. Tre trajtime të tilla në orë ose 2 të ndara do të të ishin adekuate. Pjesa e mrekullueshme e këtyre trajtimeve është se nëse ju gaboni dhe e përdorni pozitiven aty ku kërkohet negativja, ose e kundërta nuk ka efekte të dëmshme. Ata janë kundrpeshime psiqike të cilat na ndihmojne mekanikisht për të sjellur sistemin në balancën e duhur, prandaj nëse përdoret trajtimi I gabuar nuk do të përkeqësoj kushtet e jobalancuara. Studio vetë dhe vëzhgoi rezultatet.
Së shpejti ju do të jeni të vetëdishëm për nga shqetësimet e lehta fizike. Gabimet do të ju mundësojnë juve të përcaktoni cilin tretman të përdorni. Kur keni dyshime mund ti përdorni të dyjat. Një veprim i shpejtë nga ana juaj do të ju ndihmojë të qëndroni në balancë konstante, gjë që do të provojë veten në një shëndet të mirë dhe të fuqishëm. Është shume e vështirë të shohim veten ashtu si në të vërtetë jemi. Ne jemi kushtëzuar nga vegjëlia e hershme të injorojmë të gjithën dhe më të vrullshmin, më të qëndrueshmin ndikim mbi vetëdijen tonë. Ne jemi trajnuar nga jeta dhe nga prindërit tanë që të jemi materialist. Prandaj nuk është aspak për tu çuditur se i japim shumë pak vlerë anës shpirtërore dhe shumë rëndësi fizikes dhe emocioent korespenduese të saj. Përderisa kjo është e vërtetë për të gjithë ne, është shumë e vështirë të injorojmë fiziken ose akoma më keq të shtiremi kurse ajo nuk ekziston. Më mirë do të ishte nëse i japim një vlerësim të plotë dhe të përdorim si themel mbi të cilin një vetëdie më e lartë është ndërtuar. (Pjesë nga libri „Urtia e Mjeshtërve Mistikë” (Wisdom of Mystic Masters). Nga Joseph Weed.
KOMENTE
Besire Perolli: Një grua e virtytshme me vlera të larta është thesar për njerezimin. Të përgëzoj për qëllimin tënd, Mimoza Taqi! Ti je e bekuar nga Zoti! Majlinda Shkodra: Urime, Mimi, e dashura ime të përcjellshin gjithmonë sukseset! Ti je mrekulli e Zotit! Jam shumë e lumtur që je pjesë e jetës sime! Marsida Toptani: Miqësi që buron nga zemra e mbushur me mirënjohje dhe falënderime për gjithçka të bukur dhe me vlera që na meson! Je e mrekullueshme! Besa Veseli: Pas vdekjes së të atit, Mbretit të Wakanda, T’Challa rikthehet në shtëpinë e tij, në Afrikën e izoluar nga avancimet e botës së teknologjisë. Qëllimi i tij është vetëm një: të triumfojë dhe të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret në fronin e trashëguar. Do te thot çdo qëllim që është synim të arrihet, çdo herë realizohet, kështu që edhe mbreti e arriti qëllimin e vet. Një film me një domethënie shumë të mirë. Besa Ramadani: Mua më së shumti më peqeu kur analizonte me dëshpri. Kur i kuptoj gjërat e të së kaluerës mes babait e xhaxhait vendosi të jetë një Mbret ndryshe për më të mirën. Edhe arritjet e asaj bote të bëjnë të mendosh e të besosh sa mrrekulli mund të ketë bota. Nedim Shkupjani: E di nga B. Pacolli se gjithnjë duhet të bëhesh i ndershëm dhe fisnik, dhe mos të humbish besimin te njerëzit. Gjithmonë shqiptarët kanë qenë njerëz te besës, por, për fat të keq, ne kemi dëshirë ta shpërndajmë lajmin e keç dhe ta standardizojmë të keçen!
Vjollca Sadiku: "Nëse nuk beson tek vetja (ajo qenia që ishe para se të lindje, dhe tek ajo që të shoqëroi gjatë fëmijërisë, shpirti jot që është qelibar dhe të ndihmon të kuptosh gjithçka që ke nevojë në këtë jetë, nuk ke aftësi të besosh tek asgjë, madje as tek Zoti, as tek të tjerët dhe as tek shkrimet. "Kur njeh veten tënde, shpirtin tënd që ështe plot dashuri, atëherë atomatikisht do të gjithë, por s’dom të thotë që do t’u besosh, sepse të gjithë ata persona që nuk praktikojnë të veprojnë në bazë të shpirtit të tyre, kanë aftësi të bëjnë veprime djallëzore". Igballe Krasniqi: E vërtetë është Mimi, por me qenë ata njerëz afër, është pak më vështirë që gjithmonë të kesh durim e mos t’i kundërshtosh! Sepse gjithmonë të vendosin barriera para teje! Por jam e Lumtur që jam në Iam Power dhe ndihem me plot Energji. Ferd Gega: Ju Mimoza nuk gaboni kurrë. Çfardo që thoni janë të vërteta, vetëm se ka edhe nga ata që ju lexojnë, pak ju kuptojnë. Duhet më tepër mirëkuptim. Ju them atyre, më tepër thellim në kuptimin e fjalëve, duhet të marrim esencën e fjalëve, dhe esenca është e thjeshtë dhe motivuese në fjalët e Mimozës: „Prandaj dëgjoni gjithnjë çfarë ju thot zemra e jo çfarë ju shohin sytë dhe çfarë ju dëgjojnë veshë! Bëhuni vigjilent! Bëni dallimin!” Këto janë fjalët më të bukura që mund të thotë një motivuese, një mentore, apo trajnuese mendjesh. Faleminderit!