Lajçak: S’ka alternativë tjetër, ja kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq

Lajme

Lajçak: S’ka alternativë tjetër, ja kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq

Nga: F.B Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:05
Mirosllav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak ka deklaruar se në Beograd edhe Prishtinë ka vullnet për dialog dhe “mirëkuptim absolut” se ai nuk ka alternativë dhe pret që gjatë verës të mbahet takimi mes Vuçiq e Kurtit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Përfundimi kryesor i bisedimeve të në Prishtinë dhe Beograd është se ka vullnet për dialog dhe mirëkuptim absolut, se ai nuk ka alternativë dhe mbetet çështja kyçe për normalizimin e raporteve në rrugën evropiane dhe atmosferën mes Kosovës edhe Serbisë” - tha Lajçak.

Si tha ai, asnjë nga biseduesit me të cilët diskutoi në Kosovë edhe Serbi nuk vë në pyetje nevojën për dialog. “Kjo është porosia kyçe që barti me vete në Bruksel” tha ai.

Në pyetjen nëse bëhet fjalë për dialog teknik, Lajçak tha se nuk sheh se ka dy dialog , por vetëm që është politik sipas definicionit.

“Për 10 ditë është zhvilluar procesi i bisedimeve, me ardhjen e Komisionit të ri evropian u morr vendimi që duhet të fokusohemi në proces në 24 orë në ditë dhe të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin mes Kosovës edhe Serbisë”- tha Lajçak.

Kjo marrëveshje do të zgjidh të gjitha çështjet e hapura “njëherë e përgjithmonë”.

“Këto janë çështjet e hapura që ishin në tavolinë dhe që nuk ka end marrëveshje për to, që janë përmbushur apo janë përmbushur pjesërisht”, tha ai.

Një nga qëllimet e vizitës ishte takimi me Kurtin si fitues i zgjedhjeve ku është diskutuar vazhdimi i dialogut.

“Ai është i njohur me dialogun dhe nga unë mori informata të plota, përfundim i bisedave tona pas tri orë takim është se ai kupton nevojën e dialogut, se është i gatshëm për vazhdimin e tij. Ai është i gatshëm për takimin në Bruksel me Vuçiqin dhe kjo do ndodhë pas formimit të institucioneve”, tha Lajçak.

Ai tha se ka hapësirë për këtë proces” Kurti është i bindur se të gjitha çështjet mund të zgjidhen relativisht shpejtë. Kemi hapësirë të mjaftueshme deri në fund të vitit, para zgjedhjeve në Serbi, prandaj takimi do ndodhë shpejtë pas formimit të institucioneve”, tha ai.

“Dialogu është platforma e vet,e për bisedime mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së”, tha Lajçak.

Ai tha në fund se kur nuk ka dialog e platformë të bisedimeve “atëherë kjo zgjidhet me porosi në medie që nuk janë efikase si zgjidhje. Nëse nuk ka dialog tensionet rriten dhe nëse ka ato bien. Të gjithë partnerët e kanë të qartë se dialogu është i nevojshëm”, tha Lajçak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat