Mediet serbe për Vjosa Osmanin: Fjalimi i parë dhe menjëherë sulm ndaj Serbisë - Serbia duhet të përgjigjet për atë që ka bërë në Kosovë

Lajme

Mediet serbe për Vjosa Osmanin: Fjalimi i parë dhe menjëherë sulm ndaj Serbisë - Serbia duhet të përgjigjet për atë që ka bërë në Kosovë

Nga: F. B. Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:59
Vjosa Osmani

Mediet serbe e kanë quajtur skandaloz fjalimin inaugurues si president të Vjosa Osmanit duke potencuar sulmin ndaj Serbisë dhe kërkesën që “Beogradi duhet pendohet dhe të kërkojë falje për viktimat e luftës në Kosovë”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Presidentja e re e Kosovës Vjosa Osmani qysh në adresimin e parë para deputetëve të Kuvendit ka deklaruar se “Serbia duhet të marr përgjegjësinë dhe të kërkojë falje për atë që ka bërë në Kosovë”.

Osmani ka porositur se “drejtësia asnjëherë nuk do të arrihet përderisa të gjithë kriminelët serbë nuk dalin para drejtësisë”.

Në të njëjtën kohë sipas presidentes së Kosovës, “paqja do të mund të arrihet vetëm kur Serbia të pendohet dhe të kërkojë falje”.

Osmani ka thënë po ashtu se dialogu është rruga e drejtë, por Serbia duhet të përgjigjet për atë që ka bërë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat