Gjuriq për “Uashington Diplomat”: Duhet gjetur zgjidhje të drejtë për Kosovën, me të cilën palët do jenë njëjtë të kënaqura

Lajme

Gjuriq për “Uashington Diplomat”: Duhet gjetur zgjidhje të drejtë për Kosovën, me të cilën palët do jenë njëjtë të kënaqura

Nga: F.B Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:19
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq, në një intervistë për mujoren “Uashington diplomat” theksoi se “Serbia është e vetëdijshme për realitetin me të cilin përballet në Kosovë”, por nënvizoi se është e domosdoshme gjetja e “zgjidhjes së drejtë” me të cilën dy palët njëjtë të jenë të kënaqura, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.

Gjuriq ka thënë se Kosova për serbët është djep i identitetit kombëtar.

“Në Kosovë ‘pushojnë’ mbretërit tanë dhe shenjtorët tanë, por atje ka edhe një bashkësi jo të madhe serbe që ekziston si pakicë. Ne konsiderojmë se Kosova është pjesë e territorit tonë”, tha Gjuriq.

Sipas tij, Serbia është e hapur për bisedime të bazuara në kompromisin me të cilin do zgjidhej çështja e Kosovës dhe në regjion të vendoset paqja afatgjate dhe stabiliteti.

"Duam që kjo të bëhet që asnjëra palë mos të ndihet e lënduar, ashtu që pjesërisht të kënaqen ambiciet edhe njërës edhe palës tjetër. Kjo nuk është lehtë, por duhet të bisedojmë se më mirë të bisedojmë njëmijë ditë se të jemi në konflikt një ditë”, u shpreh ai.

Gjuriq përkujtoi se përparimi ekonomik nuk mund të ndodhë deri sa të gjendet dalje nga rruga pa krye politike ku ndodhen Serbia edhe Kosova.

Gjuriq tha se ambasada e Serbisë në Uashington të bëhet udhëkryq për bashkëpunim dhe përparim ekonomik të dy palëve dhe vend ku do rrëzohen barrierat artificiale që pengojnë kalimin e lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve edhe kapitalit.

"Është frustruese që me orë të pritet në kalimin e kufijve, duam që të krijojmë mini zonën Shengen në Ballkan, që do prezantonte atë është bërë në Evropën perëndimore. Pres që do të jetë vështirë të bisedohet me qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Kurti sepse qysh në fillim të mandatit deklaroi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet”, tha Gjuriq.

Sipas tij një qëndrim i tillë është i gabuar sepse zgjidhja e konfliktit më shumë i duhet Kosovës se Serbisë.

"Ekonomia jonë po rritet, në Kosovë rreth 30 për qind e fuqisë punëtore janë të papunë", tha ai duke shtuar se prioritet i tij si ambasador është thellimi i lidhjeve mes Uashingtonit edhe Beogradit dhe forcimi i besimit mes dy vendeve.

"Do dëshironim që presidenti i ShBA të vizitonte Serbinë”, tha Gjuriq për gazetën e Uashingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat