Serbia në panik për dialogun/ “BE nuk i bën presion Kurtit, vetëm SHBA mund ta sjellin në tryezë të bisedimeve”

Lajme

Serbia në panik për dialogun/ “BE nuk i bën presion Kurtit, vetëm SHBA mund ta sjellin në tryezë të bisedimeve”

Nga: N.Sh Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:12
Albin Kurti

Profesori serb Ivo Viskoviq, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se udhëheqësit e Kosovës mund të sillen në tryezën e bisedimeve vetëm nga presioni nga Uashingtoni.

Ai thotë se BE nuk po i bën presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas tij, dialogu nuk do të japë rezultate konkrete.

"Bashkimi Evropian ka treguar se nuk ka presionin e duhur ndaj Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, vetëm Uashingtoni ka mënyra për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion mbi Kosovën vetëm nëse vlerëson se gjërat do të lëvizin nga bllokimi i dialogut. Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme se pala serbe ka treguar gatishmëri për të vazhduar procesin dhe se udhëheqësit e Kosovës po tregojnë pikëpamje shumë më radikale. Nëse vlerësojnë se dialogu nuk do të japë rezultate konkrete, ata nuk do të investojë energji në presione shtesë nëse situata nuk përshkallëzohet”, thotë Viskoviq, shkruajnë mediat serbe, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat