Në Merdare i gjenden 150 fishekë në autobus, policia kontrollon edhe shtëpinë e shoferit

Kronikë

Në Merdare i gjenden 150 fishekë në autobus, policia kontrollon edhe shtëpinë e shoferit

Nga: A.SH. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 08:42
Fotoilustrim

Njësitë policore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zbuluar dhe sekuestruar 150 fishekë gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare, përcjell Bota sot.

Rasti ka ndodhur më 21 nëntor, rreth orës 10:00, kur në valixhen e shoferit janë gjetur 50 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 100 fishekë me gaz. I dyshuari ka deklaruar se i kishte blerë në një dyqan në Itali.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e tij, ku janë dorëzuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie me leje, si dhe 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat