Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot nëse do ketë kohë të lirë do të takohet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke shtuar se ende nuk dihet agjenda e takimit, si reagim ndaj deklaratës së Kurtit se do takohet në gjysmën e qershorit me Vuçiq, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.
“Unë merrem me këtë punë, nuk kam biznese, apo diçka tjetër, nëse e kam ditë të lirë do të shkojë, nëse jo do të lus të caktohet në ditë tjetër”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se përherë është i gatshëm për dialog me Prishtinën “sepse kjo është për të mirën e njerëzve tanë në krahinë”. “Në atë nuk ka shtyrje me inat, apo kush është bajat, por është çështje thelbësore ruajtja e paqes edhe stabilitetit dhe të ndihmohet populli ynë në Kosovë –kjo është obligimi im”, tha ai.
Në konstatimin e gazetarëve se Prishtina e bënë për inat, sepse Kurti thotë se nuk do jetë vazhdimi i dialogut por bisedë mes kryeministrit të Kosovës edhe presidentit të Serbisë, ndërsa dialogu është i mundshëm vetëm në rrethana tjera, Vuçiq tha se Kurti nuk mund ta detyrojë në çfarë mënyre do ta shikojë dhe shtoi se nuk do asgjë fyese të thotë se nuk shtyhet kush është më i madh, apo kush më bajat.
“Për mua ai nuk është kryeministër i Republikës së Kosovës, po institucioneve të përkohshme, por të më detyrojë si duhet ta shikojë, këto janë përralla të fëmijëve. Nuk ka mundur të më detyrojë Tramp në Shtëpi të Bardhë e po mundet dikush në Bruksel”, tha ai.
Lidhur me dialogun , ai u shpreh se tregime të njëjta si Kurtit ka dëgjuar edhe nga presidentja e institucioneve të përkohshme osmani në samitin në Brdo-Brione.
"Kam dëgjuar unë këto nga osmani dhe çdo gjë shkoi mirë derisa nuk mbledheëm 2 plus dy. Çdo gjë shkoi mirë e në fund ajo nuk u pajtua me konkluzionet. Kjo ishte hera e parë pas një kohe të gjatë në historinë moderne që Serbia nuk mbeti fajtor, por ata ishin fajtor. Veç le të vazhdojnë kështu”, tha Vuçiq.