Vdes në moshë të re biznesmeni dhe humanisti Ardian Hoxha, gastronomët ngushëllojnë familjen

Lajme

Vdes në moshë të re biznesmeni dhe humanisti Ardian Hoxha, gastronomët ngushëllojnë familjen

Nga: M.L. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:58
Ardian Hoxha

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha për vdekjen e më të dashurit të saj, Ardianit, përfaqësues i gastronomëve të Komunës së Rahovecit.

“Ardiani ka qenë një person i devotshëm dhe shembëlltyrë e një individi të kompletuar në çdo sferë.

Përveç se ishte një njeri shumë i suksesshëm, ishte edhe një person shumë i ndershëm, bujar, dhe shumë pozitiv.

Energjia e tij e jashtëzakonshme veçohet edhe me përkrahjen e tij si anëtar shumë i respektuar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës. Një humbje shumë e madhe për ne!! Prehu në paqe Ardian, të qoftë dheu i lehtë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat