Vuçiq bisedoi me shefin e UNMIK-ut për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme

Vuçiq bisedoi me shefin e UNMIK-ut për situatën e sigurisë në Kosovë

Nga: F.B Më: 7 tetor 2021 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë ka takuar sot të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm zë OKB-së shefin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanon, me të cilin ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka nënvizuar rëndësinë e komunikimit me UNMIK-un, duke shtuar se Serbia është e gatshme për të investuar përpjekje në zhvillimin e shkëmbimit të mendimeve me misionin e OKB-së, ndërsa Tanin është falënderuar që edhe në kohën e pandemisë ka gjetur kohë për kontakte telefonike rreth zhvillimeve në Kosovë.

U potencua edhe hapi i fundit i vendosjes së njësiteve të policisë ROSU në vendkalimet administrative që sipas Vuçiq ishte provokim i ri pas përpjekjes për krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe vendosjes së taksës, që ka nxitur shqetësimin e Serbisë për serbët në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se Serbia do të angazhohet për paqe e stabilitet, sipas tij por kjo varet nga Prishtina që duhet përmbahet nga hapat e njëanshëm që përkeqësojnë situatën.

“Kontaktet e rregullta me UNMIK-un janë me rëndësi në mbajtjen e vazhdimësisë për shqyrtimin e situatës në Kosovë, por edhe informimin për situatën, që nga hapat e Prishtinës pa nevojë ka ndikuar në rritjen e tensioneve”.

“Prania e OKB dhe misioneve tjera është me rëndësi si garanci e sigurisë së popullit serb”, tha Vuçiq duke shtuar se rezoluta 1244 e OKB duhet të mbetet kuadër juridik i pranisë së sigurisë në Kosovë.

Shefi i UNMIK-ut Tanin, theksoi se mandati i misionit dhe KFOR-it është i qartë, me detyra të përcaktuara dhe edhe ish-sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun edhe Antonio Gutierres janë të përkushtuar në realizimin e misioneve me të gjitha vendimet.

Vuçiq i ka kërkuar Tanin që t’i tërheq vërejtjen Prishtinës në hapat e njëanshëm dhe mos të ndërmarrë hapa provokues për ngritjen e tensioneve, duke shprehur shqetësimin për incidentet dhe konfirmuar se Serbia është e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit dhe nuk ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, rezolutën 1244 apo CEFTA-së. Palët janë pajtuar në rëndësinë e pranisë së OKB në stabilitetin në Kosovë, ndërsa Tanin konfirmoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe rëndësinë e përpjekjeve për bashkëpunim regjional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat