Shifra tronditëse/ Naim Miftari: Albin Kurti ia hoqi nga dora 1 miliard euro mafias politike, përmend partitë me rend

Lajme

Shifra tronditëse/ Naim Miftari: Albin Kurti ia hoqi nga dora 1 miliard euro mafias politike, përmend partitë me rend

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:56
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia hoqi nga dora 1 miliard euro mafias politike.

Miftari thotë se këto para i shkonin parasistemeve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Nismas e AKR-së.

Andaj, ai me ironizim thotë e Kurti duhet shkarkuar nga pushteti për këtë.

Tutje Miftari shprehet se, populli ynë nuk i donë njerëzit e ndershëm dhe atdhetarët.

Postimi i plotë:

Kryeministrin Albin Kurti duhet rrëzuar nga pushteti me çdo kusht pasi vetëm nga vjedhjet nga dogana dhe firmave shoqërore, ia ka heq krimit të organizuar nga dora mbi 1.000.000.000 miliard euro të hyra vjetore të mafias politike parasistemeve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Nismas e AKR-së...(Dogana, Trepça, Kek, KEC, PTK, APK...)

Jo vetëm me rrëzuar kryeministrin Kurti por s’u kanë keq hiq edhe me ndjek nga Kosova në ekzil, pasi kjo toka e jonë nuk i duron njerëzit e drejt, nuk i duron luftëtarët e tij, nuk i duron njerëzit e ndershëm e atdhetarët të pastër, pasi kjo tokë dhe ky popull i joni po nuk ke profiter, rrenc, i pamoralshëm, hajn, tradhtar, munafik i dikujt, kjo tokë ky popull nuk të donë, të shkel .... të ishte gjallë Hasan Prishtina, Gjergj Fishta e Fan Noli sot do t’i dënonim edhe një herë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat