Ish komandanti i UÇK-së i reagon ashpër Memli Krasniqit: I vogël je me i frikësu votuesit e dinjitetshëm të PDK-së

Lajme

Ish komandanti i UÇK-së i reagon ashpër Memli Krasniqit: I vogël je me i frikësu votuesit e dinjitetshëm të PDK-së

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:58
Arton Cërvadiku dhe Memli Krasniqi

Bastioni i pathyeshëm dikur i Partisë Demokratike ka shkuar në balotazh ku kandidati i kësaj partie, Ramiz Lladrovci, do të përballet më 14 nëntor me kandidatin e iniciativës qytetare.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, menjëherë pasi Lladrovci shkoi në balotazh në një konferencë për media ka theksuar se kushdo që në raundin e parë nuk ka votuar Ramiz Lladrovcin është antiPDK.

“Kushdo që nuk ka votuar për Ramiz Lladrovcin dhe listën e PDK-së është kundër PDK-së. Ata as nuk janë dhe as nuk kanë vend në PDK.” – ka thënë Krasniqi në konferencë për media.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër komandanti i njësisë intervenuese në Shtabin e UÇK-së, Arton Cërvadiku njëherit edhe ish bartës i strukturave të PDK-së.

Cërvadiku ka thënë se Memli është i vogël t’i kërcënoi votuesit e dinjitetshëm të PDK-së që nga themelimi e deri më tani.

Madje Cërvadiku ka ironizuar me Krasniqin duke ja kujtuar vizitën në Drenas ku nuk e përshëndeti askush në lokal për dallim nga pritja që i bëhej Thaçit dhe Veselit.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat