“Shuplaka” Shmitit shenjë se perëndimi mos të shtyjë Kosovën në OKB

Lajme

“Shuplaka” Shmitit shenjë se perëndimi mos të shtyjë Kosovën në OKB

Nga: F.B Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Ilustrim

Atë që Rusia edhe Kina në KS të OKB “heshtën” përfaqësuesin e lartë jo-legjitim në BeH, Kristian Shmit, është leksion për perëndimin çka mund të ndodhë nëse tentohet që në Ist River të shtyhet zgjidhja e çështjes së Kosovës, pa dritën e gjelbër të Beogradit, Moskës edhe Pekingut, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë me qëllim të ikjes së vetos ruse në vazhdimin e misionit EUFOF në BeH, fuqitë perëndimore pranuan se në raportin e Shmitit nuk përmendet zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR), si dhe diplomati gjerman të mos i adresohet të mërkurën në mbrëmje anëtarëve të KS.

Ky rezultat komentohet si fitore me rëndësi diplomatike e Kinës edhe Rusisë, ndërsa tjerët shkojnë një hap tutje duke konsideruar se pranimi i kërkesës së Moskës është shenjë e dobësisë së madhe të perëndimit.

Anëtari i kryesisë së BE-së, Dodik tha se në KS nuk fitoi Srpska po e vërteta dhe nga atje u dërgua porosia se nuk ka përfaqësues të lartë.

“Ky trup ishte në anën e të drejtës ndërkombëtare dhe nuk lejoi fjalimin e Shmit. Nëse nuk njihet sipas rezolutës së KS, atëherë nuk njihet as këtu. Më habit se ai është njeri me përvojë diplomatike dhe i lejon vetës këtë ‘lojë’. Pas kësaj në secilin aksion i Shmit, Srpska do të kërkojë mekanizëm në vend që ta akuzojë për paraqitje të rrejshme dhe shkelje të drejtës ndërkombëtare, i propozoj të i krijoj vetës dalje strategjike dhe të kthehet në jetën e qetë”, tha Dodik.

Analisti politik, Dragomir Angjelkoviç, thotë se epilogu i KS të OKB-së për BeH demonstron pozicione të reja të Kinës edhe Rusisë dhe qartë i dërgojnë porosi perëndimit se nuk mund të bëjnë çfarë të duan.

“Deri tash kanë imponuar çka kanë dashur në KS, kjo është fitore e Kinës edhe Rusisë dhe shenjë e mirë për Srpska sepse u kufizua vullneti i perëndimit. Në rastin e Kosovës, është e qartë se Kina e Rusia munden në KS të bllokojnë shumë gjëra që janë në dëmin tonë”.

Politologu dhe eksperti gjerman për Ballkan Bodo Veber tha se është e qartë se anëtarët e KS, ShBA, Britnia edhe Franca lëshuan pe me “shantazhin nga Rusia”.

“Për ndalimin e Moskës të përdor veton në misionin ushtarak EUFOR, ata pranuan heqjen e secilës referencë nga OHR dhe përfaqësuesi i lartë në tekstin e rezolutës. Me këtë u dëmtua mandati i përfaqësuesit të lartë dhe OHR, por porosia politike që dërgohet anëtarëve perëndimor është humbëse edhe e rrezikshme, duke marr për bazë sfidat që paralajmërohen në Srpska”

Si dihet të mërkurën 15 anëtarë të KS të OKB mbështetën rezolutën 2604, që edhe për një vit të vazhdohet misioni EUFOR dhe pa miratimin e saj e rezolutës së re, ai duhej të përmbyllej. Përfaqësuesi i ShBA-ve, Britanisë edhe Francës mbështetën punën e Shmit, ndërsa Kina e Rusia jo.

Ambasadori rus Vasilij Nebenzja porositi se BeH nuk ka përfaqësues të lartë dhe situata aktuale është e komplikuar për shkak ndikimit të jashtëm që bëjnë presion ndaj Srpska dhe për çdo gjë fajësojnë serbët. Përfaqësuesi kinez vlerësoi se sistemi i përfaqësuesit të lartë dhe kompetencave të Bonit i takojnë të kaluarës dhe problemet në BeH duhet të zgjidhen nga politikanët vendor.

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikan në OKN Linda Tomas Grinfild ka cituar pjesë nga raporti i Shmit duke porosit se BeH po përballet me “krizën më të thellë në periudhën e pasluftës”. Ajo ftoi liderët në atë vend të ndalojnë me “retorikën e rrezikshme edhe shpërthyese”, posaçërisht Dodikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat