“Votuesit kanë qenë të shokuar nga humbja ime, njërit i ka ra të fikët”, ja çfarë thotë ish-kandidati për kryetar të Podujevës

Lajme

“Votuesit kanë qenë të shokuar nga humbja ime, njërit i ka ra të fikët”, ja çfarë thotë ish-kandidati për kryetar të Podujevës

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:58
Xhemajl Hasani

Ish kandidati i Nismës për Podujevën, Xhemajl Hasani i cili u bë i njohur gjatë fushatës për veturat luksoze që posedon, ka thënë se qytetarët kanë qenë të shokuar nga humbja e tij në Podujevë.

Madje, sipas Hasanit, njërit nga ta i ka rënë të fikët nga lajmi se ai nuk do të shkojë në balotazh.

Në politikë nuk po bojke me thanë kurrë kurgjo, se momentin e fundit po ndryshojke gjithçka. Njërit i ka ra të fikët, shoqëruesit e mi e kanë marrë e kanë ndihmu, njeri hupi krejt kur e mori vesh, e morën i folën që nuk o fundi i botës dhe u pajtu edhe ai dikur me këtë fakt”, thotë ai.

“Kisha pasë qef me u hapë kutitë edhe niher se jam i bindur që kish me ndryshu rezultati”, shprehet tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat