Analisti i reagon Endrit Thaçit: Të kanë rrejt se babai yt e ka shpallë Pavarësinë, janë pallavra të zbukuruara nga ata që i pagoi Thaçi

Lajme

Analisti i reagon Endrit Thaçit: Të kanë rrejt se babai yt e ka shpallë Pavarësinë, janë pallavra të zbukuruara nga ata që i pagoi Thaçi

Nga: N. Sh. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:11
Endrit dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Xhevdet Pozhari, i ka reaguar djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit.

Ai shkruan në Facebook, duke komentuar deklaratën e Endritit i cili tha se i ndalet zemra kur e sheh Thaçin duke e shpallë Pavarësinë.

Sipas Pozharit, ata që ia kanë thënë këtë Endritit e kanë rrejt, pasi që, sipas tij, këto janë vetëm palalvra të zbukuruara nga ata që i ka paguar Hashim Thaçi.

Pozhari shkruan se, Pavarësia është shpallur kur ka ra dëshmorë Adem Jashari me familje.

Reagimi i plotë:

Endriti i Hashimit paska thënë se sot e kësaj dite i ndalet zemra kur e sheh babën e tij tu e shpallë pavarësinë.

Jo loçkan, me tu ndal zemra sun shkruan status. Ndoshta përjeton naj emocion pak ma të madh!

E, për ata që të kanë rrejt se baba yt e ka shpallë pavarësinë, dije se ai dhe kushdo tjetër kanë qenë veç statistë.

Pavarësia është shpallur në ditën që ranë dëshmorë Adem Jashari me familje. Të tjerat janë veç pallavra të zbukuruara nga ata që i ka pagu baba yt, Hashim Thaçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat