“Nënë, kam frikë...”/ Ambasadori ukrainas publikon në OKB mesazhet e ushtarit rus me nënën para se të vritej

Lajme

“Nënë, kam frikë...”/ Ambasadori ukrainas publikon në OKB mesazhet e ushtarit rus me nënën para se të vritej

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 19:11
Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, lexoi sot në Asamble disa mesazhe prekëse të një ushtari rus në Ukrainë me nënën e tij.

Mesazhet e ushtarit rus me nënën e tij:

Nëna: Si je, pse po vonon kaq shumë për t’u përgjigjur. A je akoma në stërvitje?

Ushtari: Nënë, nuk jam më në Krime, nuk jemi në stërvitje.

Nëna: Atëherë ku jeni? Babi po pyet nëse mund të të dërgojmë një pako.

Ushtari: Çfarë pako po thua?

Nëna: Çfarë po thua? Çfarë nuk po shkon si duhet?

Ushtari: Nënë, unë jam në Ukrainë. Këtu ka luftë të vërtetë. Kam frikë, po i godasim të gjithë, madje edhe civilët. Na kishin thënë se njerëzit do të na mirëprisnin këtu, por ata po hidhen poshtë makinave tona, duke mos na lënë të kalojmë. Na quajnë fashistë. Është shumë e vështirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat