Ngritja ekstreme e çmimeve: Një vit më parë thesi i miellit kushtonte 4,95 euro, sot sasia e njëjtë shitet 16 euro

Lajme

Ngritja ekstreme e çmimeve: Një vit më parë thesi i miellit kushtonte 4,95 euro, sot sasia e njëjtë shitet 16 euro

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:13
Çmimi i miellit

Muajt e fundit është vërejtur ngritje ekstreme e çmimeve në Kosovë.

Më së shumti janë shtrenjtuar produktet bazike ushqimore si mielli, vaji, sheqeri e shumë të tjera.

Derisa një thes miell para një viti mund të blehej me 4,95 euro, sot e njëjta sasi po shitet deri në 16 euro.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore si: gruri, misri, mielli, vaji, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat