E rëndë: 64 vjeçari nga Skënderaj qëndroi i vdekur me muaj brenda shtëpisë, nuk fliste me familjar

Lajme

E rëndë: 64 vjeçari nga Skënderaj qëndroi i vdekur me muaj brenda shtëpisë, nuk fliste me familjar

Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:10
Pamje nga shtëpia e viktimës

I moshuari nuk ishte pare që 6 muaj nga banoret e fshatit Klinë e Komunës së Skënderajt.

Derisa të afërmit e tij thonë së nuk e kanë hetuar vdekjen e tij pasi që ai herë pas herë shkonte në Danimarkë.

Rasti nga Policia e Kosovës është raportuar të dielën, por vdekjen e tij nuk e hetoi askush për muaj më radhë.

Bekim Beqiri i cili është kushëri i të ndjerit tregon momentin se si e kishin hetuar se 64 vjeçari kishte vdekur.

Derisa Polici e Kosovës e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë

“Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML”, thuhet në raport

Në shtëpi e të ndjerit ende nuk janë larguar gjurmët e 64 vjecarit.

Rrobat, gjërat ushqimore e vendi ku ndërroj jetë janë ende të pa prekura.

E i ndjeri ka lënë pas një vajzë që jeton jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat