Fëmijët rom në Prishtinë, Haxhiu: Lexojnë librat e hudhur në kontinierë, ky diskriminim nuk guxon të ndodhë

Lajme

Fëmijët rom në Prishtinë, Haxhiu: Lexojnë librat e hudhur në kontinierë, ky diskriminim nuk guxon të ndodhë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 17:53
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka publikuar disa fotografi ku shihet një fëmijë i komunitetit rom në Prishtinë duke lexuar libra që janë hedhur në kontinerë.

Haxhiu thotë se një diskriminim i tillë nuk guxon të ndodhë në Kosovë.

Ai shkruan se e drejta për arsim është e garantuar dhe e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

1 Qershori Dita e fëmijëve, u festua plot gëzim e hare, por jo për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Vetëm dy ditë më vonë, sot me 3 qershor hasim në një realitet ndryshe e të hidhur për këta dy fëmijë të komunitetit rom pranë shkollës Xhemajl Mustafa, të cilët etur për dije lexojnë librat e hudhur në kontinierë.
Ky diskriminim nuk guxon të ndodhë në shtetin tonë.
E drejta për arsimim është e garantuar me :
KONVENTA MBI TË DREJTAT E FËMIJËS,
miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat