​Ish-zëvendëskryeministrja: Toleranca dhe paqja promovojnë zhvillimin ekonomik

Lajme

​Ish-zëvendëskryeministrja: Toleranca dhe paqja promovojnë zhvillimin ekonomik

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:36
Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi

Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ka thënë se përmes tolerancës dhe paqes do të ketë edhe zhvillim ekonomik.

Në sesionin e parë të konferencës së Lidershipit në Ballkan me temën “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Prishtinë, ajo tha se krizat ekonomike dhe energjetike kanë ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe mungesës se paqes. 

Mesi: Mungesa e paqes dhe tolerancës nuk ndihmon

Mungesa e paqes dhe tolerancës nuk ndihmon, ajo çka ndihmon është partnershipi për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm. Por nëse kemi luftë, ajo shkon kundër asaj çka punojmë”, tha ajo. 

Ish-zëvendëskryeministrja tha se pa tolerancën dhe paqen botërore është e vështirë të realizohen synimet e këtij mileniumi. 

Mesi: Duhet të promovojmë paqen që të kemi zhvillim ekonomik

“Toleranca dhe paqja promovojnë zhvillimin ekonomik. Pa to është e vështirë të realizohen synimet e mileniumit... Duhet të flasim përherë e më tepër si të promovojmë paqe në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik”, tha ajo 

Konferenca organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat