Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci ka takuar sot pas 24 viteve Brahim Kushutanin.
Kushutani siç shkraun Geci ishte njëri prej pjesëmarrësve në varrimin e familjes Jashari nga Prekazi me 9 mars.
Geci thotë se, ai gjatë kohës së luftës u kishte treguar se në cilën pjesë ishin forcat serbe.
“Shtëpinë e tij në vitin 1998 forcat serbe gati çdo ditë kanë tentuar ta djegin, po ky djalë trim sa herë që ia kanë vënë flakën shtëpisë së tij kur kanë dalë forcat serbe ka hyrë nga dritarja e shtëpisë që e kishte nga mali dhe e ka fikur zjarrin në shtëpinë e tij”, shkruan Geci.
Psotimi i plotë i Gani Gecit:
Sot, pas 24 viteve unë edhe Afrim Geci takuam Brahim Kushutanin nga fshati Qubrel, i cili gjatë luftës ishte një djalë i ri, tani Brahimi me familje punon dhe jeton në Berlin të Gjermanisë.
Atëherë para 24 viteve ky djalë në një karrocë dore (kolicë) mbante gjyshen e vjetër 81 vjeçare atëhere kur e kemi taku une edhe Afrim Geci për herë të fundit.
Ky djalë në atë kohë na ka treguar se në cilën pjesë janë forcat serbe.
Shtëpinë e tij në vitin 1998 forcat serbe gati çdo ditë kanë tentuar ta djegin, po ky djalë trim sa herë që ia kanë vënë flakën shtëpisë së tij kur kanë dalë forcat serbe ka hyrë nga dritarja e shtëpisë që e kishte nga mali dhe e ka fikur zjarrin në shtëpinë e tij.
Ky djalë i ri dhe trim po shpjegon edhe me foto se me datën 9 mars ka qenë një prej pjesëmarrësve në varrimin e familjes Jashari.
Takimi ishte i rastësishem në një pishinë në Skënderaj, i cili më njoftoi dhe më thirri, tash pas 24 viteve dhe kur po e shpjegon të vërtetën është shumë interesant.
Ftoj mjetet e informimit ta thërrasin këtë djalë që ta shpjegoj edhe si u varrosën familja Jashari edhe se si disa herë e ka fikur shtëpinë që forcat serbe ia kanë djegur.