Raportohet se u vra në Ukrainë, Faton Klinaku flet për polakun që u tha se luftoi me UÇK-në

Lajme

Raportohet se u vra në Ukrainë, Faton Klinaku flet për polakun që u tha se luftoi me UÇK-në

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:23
Faton Klinaku dhe Tomasz Walentek

Tomasz Walentek, një ushtar nga Polonia, raportohet se është vrarë në Ukrainë, duke luftuar kundër forcave ruse.

Mediat e rajonit shkruajnë se Walentek ishte angazhuar edhe në luftën kundër forcave serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, tha se ata kanë të dhëna vetëm të ata që janë të pajisur me librezën e veteranit.

“Jo valla s’kam ni. Ne i kemi veç ata që janë të pajisur me librezë në Kosovë. Ata dy që kanë qenë në zonën e Pashtrikut e di, po…”, tha ai.

Klinakut, me gjithatë, i duket pak i njohur emri i Walentek.

“Ky diku ka qenë si emër, por duhet me hulumtu”, tha ai.

Tomasz Walentek, i cili luftoi në Legjionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Ukrainës, raportohet se u vra pak ditë më parë në Donbas. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga organizata MMA në Poloni.

Me pikëllim të madh morëm informacionin për vdekjen e Tomkës, i cili si vullnetar polak luftoi në Legjionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Ukrainës dhe ra atje… Pusho në paqe”, ka shkruar organizata në Twitter. 

Vdekja e Walentek në luftë në Ukrainë u raportua nga mediat që prej para disa ditësh, por deri më tani, informacioni nuk është konfirmuar nga qeveria polake. 

Sipas informacioneve të dhëna nga gazetarët, polaku u vra në Donbas si pasojë e bombardimeve me artileri të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat