Pajtiç: Vuçiq aq shumë i do serbët në veri sa i ka lëshuar ata në dorë të Radoiçiqit edhe Veselenoviqit

Lajme

Pajtiç: Vuçiq aq shumë i do serbët në veri sa i ka lëshuar ata në dorë të Radoiçiqit edhe Veselenoviqit

Nga: F.B. Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 10:36
Aleksandar Vuçiq

Profesori i Fakultetit Juridik në Novi Sad Bojan Pajtiç ka vlerësuar se telashet e qytetarëve në veri po shfrytëzohen për promovimin e Vuçiqit "kanë arrit fitore do shkruajnë Pink, Informer dhe mediet pro-qeveritare dhe do ta përpijnë këtë, ata ngritën tensione, krijuan atmosferën e vdekjes sikur brenda pak minutave po futemi në luftë..pastaj shpallin fitore dhe nuk ka pasur asgjë...mos e dhëntë Zoti të hyjmë në konfrontim se nuk do jemi më” tha ai, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

"Kujtoni para ca muaj, kur pati tensione në Kosovë dhe në bill-borde u shpall fitore 5:0, kështu është edhe tash, fitore shpallet se nuk do ndiqen penalisht ata që vendosën barrikada, kjo është pasoja e rrethanave të vendosjes, pra një rreth pa dalje” tha Pajtiç.

"Vuçiq aq shumë i do serbët në veri sa i ka lëshuar ata në dorë të Radoiçiqit edhe Veselenoviçit”.

Këta janë njerëz që bashkësia ndërkombëtare i ka kualifikuar si drejtues të shoqërisë kriminale dhe krimit atje, “këtu nis edhe përfundon shqetësimi për serbët në Kosovë” tha ai.

Vuçiq është oportunist dhe qyqar

Qytetarët serb i janë lënë në dorë Listës Serbe që është “dorë e zgjatur e Partisë SNS” të Vuçiqit. Duke komentuar ngritjen e gatishmërisë ushtarake dhe pozicionimin, Pajtiç tha se Vuçiq “me siguri nuk do të përfundoj si Millosheviq dhe nuk do të hyj në luftë me NATO-n”.

"Ai është oportunist dhe qyqar” tha Pajtiç, duke shtuar se njerëz që sot drejtojnë shtetin e kanë udhëheq edhe në vitin 1999 dhe patën shpall fitore edhe ndaj NATO-së, kështu bëjnë edhe kësaj here.

"Kjo fitore në fakt është se Serbia nuk ka sovranitet në Kosovë...mos e dhëntë Zoti që ata të fitojnë më. Secilën herë që ata ‘fitojnë’, Serbia është edhe ma e vogël”, tha Pajtiç.

Në pyetjen nëse pushteti ka plan për zgjidhje ai tha: "Ata nuk kanë asnjë plan, ideja e tyre është zvarritja e problemit deri në pafundësi për të mbajtur pushtetin absolut...për ata më e rëndësishme është mos humbja e një vote se që mund të ketë humbje të jetës“.

Pajtiç ka kritikuar hapat e Kurtit për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut Porfirije. "Ai nuk ishte hap i mençur...disa hapa të tij janë të ashpër, jo të pranueshëm dhe jo diplomatik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat