Ambasadorja shqiptare nga aeroporti i Tel Aviv: Jemi në kontakt me çdo shqiptar për t’i ndihmuar në largimin nga vendi

Lajme

Ambasadorja shqiptare nga aeroporti i Tel Aviv: Jemi në kontakt me çdo shqiptar për t’i ndihmuar në largimin nga vendi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:39
Meri Kumbe

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje pas sulmit nga Hamasi me qindra të vrarë, që nisi mëngjesin e së shtunës.

Ajo thotë nga aeroporti i Tel Aviv se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli.

Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi”.

“Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”.

“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”, shprehet ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat