Gëzim në familjen heroike, fejohet djali i Bekim Jasharit - pamje nga ceremonia

Lajme

Gëzim në familjen heroike, fejohet djali i Bekim Jasharit - pamje nga ceremonia

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2024 Në ora: 21:28
Fejesa e Besimit ka gëzuar zemrat e gjithë familjes heroike.

Djali i Bekim Hamëz Jasharit, Besimi, është fejuar mbrëmë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe imazhe nga ceremonia, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se fejesa e djalit të tij, që mban emrit e vëllait të tij dëshmor, ka gëzuar zemrat e gjithë familjes heroike.

Image
Fejesa e Besimit ka gëzuar zemrat e gjithë familjes heroike

Postimi i plotë i Jasharit:

Të dashur miq,

Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë.

Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë së tyre të përjetshme.

Urojmë që dashuria, lumturia dhe harmonia të jenë gjithmonë pjesë e jetës së Besimit dhe Monikës.

Në emrin tim personal dhe të familjes sonë falënderojmë të gjithë ata që na uruan për fejesën e Besit dhe Monikës.

Urime Besi & Monika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat