Marrëveshja për presidentin, Nesho: Zhvillim pozitiv, arritje që duhet vlerësuar!

Lajme

Marrëveshja për presidentin, Nesho: Zhvillim pozitiv, arritje që duhet vlerësuar!

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 09:33
Ish-ambasadori Agim Nesho

Ish-ambasadori Agim Nesho në një intervistë  në një studio televizive e quajti zhvillim pozitiv marrëveshjen e sotme mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të shtetit

“Dua të them që u arrit një marrëveshje që për dy vjet e çoi Kosovën në kalvarin e zgjedhjeve të njëpasnjëshme duke humbur procese të domosdoshme të integrimit të saj në boshtin euro-atlantik.

Është një arritje tepër e madhe që duhet të vlerësohet. Në këtë kuptim, unë e shikoj dhe deklaratën e liderit të opozitës i cili kërkon që kjo marrëveshje të realizohet sa më shpejt sepse ka rëndësi për këtë moment politik, gjeopolitik, për Kosovën, është i domosdoshëm ta tejkalojë sa më shpejt. Ka lidhje me planin e rritjes, thithjen e fondeve, me konsolidimin e pushtetit ekzekutiv, tashmë kur dihet që nacionalizmi serb, sytë i ka kthyer ndaj krizave të jashtme, sidomos retorikat e fundit të Vuçiçit.

Prandaj them që ky moment në radhë të parë është tepër pozitiv dhe ky moment duhet përkrahur".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat