Një 22-vjeçar është ndëshkuar nga Policia në Shtime për kundërvajtje në trafik.
Kjo pasi ishte kapur duke drejtuar një motoçikletë pa poseduar kategorinë përkatëse të patentë-shoferit.
Rasti ka ndodhur më 23 shtator në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime, ku zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e motoçikletës së markës Yamaha, me inicialet A.H..
Sipas Policisë, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse ndalimi i drejtimit të mjeteve për tre muaj.