OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:18
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se ‘gënjeshtrat dhe paaftësia e Filipçes rezultojnë me dhjetëra të vdekur”.

“Maqedonia është në krye të listës evropiane për nga numri i të vdekurve në një milion banorë apo në vendin e pestë. Në listën botërore nga 220 vende jemi sërish në krye për nga numri i vdekjeve në një milion banorë apo në vendin e 13-të. Maqedonia është në fund të listës në Evropë për numrat e testimeve. Përderisa në vendet tjera në Evropë janë testuar nga minimum 20% deri në 60% të popullatës, në Maqedoni janë testuar 15%”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ata shtojnë se Filipçe vazhdimisht thotë se piku ka arritur tani dhe qytetarët lusin për termin për shkak se nuk ka teste të mjaftueshme dhe se pritet për pranim në spitale.

“Jo vetëm që nuk ka kushte, po për çdo ditë kemi personel mjekësor të infektuar, dhe nuk ka kush të kujdeset për të infektuarit”, thonë nga kjo parti.

Në fund të njoftimit ata kërkojnë sërish dorëheqjen e Filipçes dhe se ai vetëm din t’i mbrojë politikat e Zaevit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat