VMRO-DPMNE: Filipçe e refuzoi propozimin për teste falas për Kovid

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Filipçe e refuzoi propozimin për teste falas për Kovid

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
VMRO-DPMNE

Pushteti i distancuar tani po bëhet edhe i shkëputur nga realiteti edhe më shumë.

Në mes të epidemisë në vitin 2021 në vend të buxhetit më të lartë për shëndetësi, ata parashohin më pak mjete për 5% në krahasim me këtë vit. Mirëpo për këtë shpenzimet joproduktive, për mobilie, për automjete, karkaleca, torta, shampanjë mbeten në ekstrem të larta.

Madje Filipçe dhe Zaevi po bëjnë buxhet shkatërrues, çdo ditë po sëmurin mijëra njerëz, ndërsa dhjetëra po vdesin nga virusi Kovid, ndërsa ata nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin diçka. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 29, ndërsa u infektuan 1.069 persona.

Përsëri bilance të zeza të cilat e bëjnë Maqedoninë një nga vendet rekorde në botë për nga vdekshmëria në milionë banorë, sepse deri më tani humbëm 1.792 bashkëqytetarë në epideminë.

Ndërsa pushtetit nuk i trembet syri që të ndryshojë dhe të parandalojë një gjenocid të tillë.

Për këtë VMRO-DPMNE propozon amendamente në buxhetin për vitin 2021 me të cilat do të sigurohen mjete për testim falas të qytetarëve dhe furnizim shtesë të 50 automjeteve ambulante për gjithë Maqedoninë.

Është e palejueshme funksionarët të mund të testohen dhe të mjekohen shpejtë dhe pa pagesë, ndërsa populli të presë disa ditë për testim, ndërsa me orë ndihmën e shpejtë.

Por për fat të keq pushteti i shkëputur nga realiteti e refuzoi këtë propozim konstruktiv të VMRO-DPMNE-së.

Për këtë themi se ky pushtet i paaftë është rrezik i barabartë si edhe virusi KOVID. Papërgjegjësia e tyre kushton shëndet dhe jetë të qytetarëve.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat