“Titanik” shtyhet për më 16 dhjetor

Maqedonia

“Titanik” shtyhet për më 16 dhjetor

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Foto Ilustrim

Seanca e sotme e caktuar për lëndën “Titanik” është shtyrë për më 16 dhjetor. Arsyeja për mosmbajtjen e kësaj seance ishte gjykimi paraprakisht i caktuar për lëndën “TNT” i udhëhequr nga i njëjti gjyqtar, Osman Shabani, si dhe fakti që në të dy lëndët akuzohet, Mile Janakievski.

Edhe pse kjo çështje gjyqësore është një nga aktakuzat e para të ngritura nga ish-PPS, ajo është akoma në fazën e provave.

Aktakuza për “Titanik” përfaqësohet nga prokurorja, Lile Stefanova.

Midis të akuzuarve për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, shkelje të së drejtës së votës dhe vepra të tjera penale janë edhe ish-ministrja, Gordana Jankulovska dhe ish-deputeti, Ilija Dimovski. Në të njëjtën kohë, në mungesë gjykohet edhe Nikolla Gruevski, i cili aktualisht ka statusin e azilkërkuesit në Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat