Festat rrezik për shpërndarjen e Covid-19

Maqedonia

Festat rrezik për shpërndarjen e Covid-19

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 07:57
Ilustrim

Më pak se tre javë na ndajnë nga nata më e çmendur, kur e dërgojmë vitin e vjetër dhe e mirëpresim Vitin e Ri. Në kryeqytet tashmë ndjehet atmosfera e Vitit të Ri. Në sheshin “Maqedonia” shumica e qytetarëve të shtunën e kanë shfrytëzuar për shëtitje.

Shumë pak kanë guxim që të ndalen para kamerave dhe të flasin për vitin 2020, por edhe për vitin 2021.

Të gjithë që i anketuam thonë se Vitin e Ri do ta presin në shtëpi, gjë që paraqet ndryshim nga vitet e mëparshme.

Festat që po vijnë paraqesin rrezik për valë të re të korona virusit. Kështu që të hënën do të bisedohet se a ka nevojë për sjelljen e masave të reja restriktive.

Drejtorja e Klinikës për sëmundje infektive, d-r Millena Stevanoviq thotë se në këtë moment fare nuk na nevojiten rreziqe siç janë manifestimet e Vitit të Ri.

“Në Klinikën për sëmundje infektive në çdo kohë kemi pacientë në gjendje të rëndë, shtretërit e spitalit janë maksimum të plotësuar. Kështu që unë them, do ta shpallim ditën D- Viti i Ri, kur do ta tejkalojmë këtë. Nuk është patjetër që manifestimi të organizohet më 31 dhjetor”, tha Milena Stevanoviq – Drejtore e Klinikës Infektive.

TV21 dje publikoi se po kërkohen shumë banesa dhe shtëpiza fundjave për festimin e natës së Vitit të Ri, edhe pse nga MPB thanë se kanë indicie dhe do të zbatojnë kontrolle ndaj shpalljeve të tilla.

Nga e hënë do të ketë mbledhje Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe do ta shqyrtojnë gjendjen epidemiologjike, ndërsa më pas mundet që të japin rekomandim për masa të reja restriktive.

Momentalisht, pa PCR test mund të udhëtohet edhe te shtetet fqinje, Kosovë dhe Serbi, ndalesa drejt Greqisë mbetet, ndërsa për hyrje në Bullgari duhet test negativ PCR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat