Bujar Osmani: Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është fuqi e re integruese për të gjithë rajonin

Maqedonia

Bujar Osmani: Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është fuqi e re integruese për të gjithë rajonin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:13
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Greqi u takua me Presidenten e Republikës Helene, Katerina Sakellaropoulu, Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis dhe me Ministrin Alternativ për Çështje Evropiane, Miltiadis Varvitsiotis.

Bisedat ishin të drejtuara drejt dinamizimit të të gjitha raporteve mes dy vendeve përmes zbatimit të përkushtuar të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik (Prespa), me qëllim zhvillimin dhe përforcimin e partneritetit të përbashkët strategjik.

“Vetëm me përpjekje të përbashkëta mundemi partneritetin strategjik ta shndërrojmë në miqësi afatgjate dhe stabile, që si vende fqinje me siguri do të na sjellë jetë më të mirë për qytetarët e të dyja vendeve. Në rajon, kemi realitet të ri, vërtetuam se të gjithë sfidat mund të zgjidhen në mënyrë efikase përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe të koordinuara. Nga këtu, unë fortë besoj se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, definitivisht është fuqi e re integruese për të gjithë rajonin”, theksoi Osmani.

Në takim u theksua edhe angazhimi i deritanishëm aktiv i Greqisë në pjesën e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, ku u potencua se vendi mbetet mbështetësi ynë i vazhdueshëm, njëri prej lobistëve dhe promotorëve kryesor në këtë proces, që është në interes për të dy vendet, por edhe e rëndësisë së veçantë për gjithë rajonin.

“Nuk guxojmë të jetë e rrezikuar perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë doemos të investojmë në zhvillimin e raporteve ndërfqinjësore, të përforcojmë bashkëpunimin rajonal dhe ta ruajmë të ardhmen evropiane të rajonit. Vetëm nëpërmes thyerjes së stereotipeve nga e kaluara dhe krijimin e miqësive stabile do të sigurojmë ardhmëri me prosperitet për qytetarët tanë”, përfundoi Osmani.

Osmani kishte vizitë të suksesshme zyrtare në Greqi, përmes Agjendës së stërngarkuar dhe ambicioze, ku u riafirmuan përpjekjet për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të afërt dhe procesi i ndërtimit të besimit mes dy vendeve si shembull i raporteve të mira fqinjësore në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat