Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Maqedonia

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:05
Foto Ilustrim

Nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës EURO SUPER BS-95 dhe EURO SUPER BS-98, si dhe EURO DIESEL (DE V) ulen për dy denarë për litër në krahasim me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 18.01.2021.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë shtëpiak (EL-1), nga ana tjetër, zvogëlohet për 13 denarë dhe do të arrijë në 41.50 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit për karburant mbetet në të njëjtin nivel.

Siç njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata çmimet do të jenë:

EURO SUPER BS – 95 do të shitet 61 denarë për litër, EURO SUPER BS -98 do të shitet për 63 denarë, EURO DiZELi 52,50 për litër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat