LSDM-VMRO përplasen për zhvillimin e ekonomisë

Maqedonia

LSDM-VMRO përplasen për zhvillimin e ekonomisë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:15
LSDM-VMRO

Çështjet ekonomike në kohë pandemie përplasën LSDM–në dhe VMRO–DPMNE–në. Socialdemokratët folën për politikat e suksesshme të pushtetit të cilat sipas tyre po japin rezultate, rrogat dhe pensionet po rriten ndërkohë që po vazhdon mbështetja për ekonominë dhe shpëtimin e vendeve të punës. Sipas tyre së shpejti do të vijojë edhe pakoja e pestë ekonomike.

“Qeveria e kryesuar nga LSDM nëpërmjet katër pakove ekonomike në vlerë prej më shumë se 1 miliard euro, shpëtoi qindra mijëra vende pune dhe ndihmoi mijëra kompani. Në fazë finale është edhe pakoja e pestë e masave ekonomike, dedikuar qytetarëve dhe kompanive. Dëshmi për suksesin është fakti se jo vetëm që s’ka ulje por ka rritje të vogël të vendeve të punës në zonat teknologjike dhe industriale.”,- deklaroi deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.

Kundërpërgjigjen nga VMRO–DPMNE me akuza konkrete ndaj kryetarit të komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, të cilin e akuzojnë për neglizhencë në zhvillimin ekonomik të komunës dhe realizim të projekteve jo të nevojshme për qytetarët.

“Zllatko Marin do të ndërtojë teren golfi në pjesën rurale të komunës së Aerodromit, në këtë pjesë ku duhet të ketë zonë industriale, vende për punësim, kompani, ndërmarrje. Të mos kishte qenë tragjike, kjo do të ishte komike.”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Naum Stoillkovski.

Nga partia e Mickovskit madje thonë se në komunën më urbane të kryeqytetit, i cili është vendi më i ndotur, nuk u ndërtua shkolla e mesme e premtuar, e as nuk u përfundua renovimi në shkollat fillore dhe kopshtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat