Dënimi për Monstrën do të shpallet më 23 shkurt

Maqedonia

Dënimi për Monstrën do të shpallet më 23 shkurt

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Rasti “Monstra”

Ka mbaruar seanca gjyqësore për rastin “Monstra” në të cilën fjalën përfundimtare e tha mbrojtja. Gjykatësi paralajmëroi se vendimi për këtë rast do të shpallet më 23 shkurt.

Gjate seancës ku mbrojta tha fjalët përfundimtare, avokati i palës mbrojtëse në rastin “Monstra”, Naser Raufi në seancën ku po thuhen fjalët përfundimtare, ka shprehur bindjen se rasti është i montuar.

“Jam i bindur thellë se rasti është i instrumentuar për shkak se gjatë procesit gjyqësor, një numër i madh i provave nuk janë pranuar si palë mbrojtëse”, tha Raufi mes të tjerash.

Edhe pse trupi gjykues i ka pranuar të gjitha dëshmitë e prokurorëve, Raufi thotë se Prokuroria gjatë rigjykimit nuk ka siguruar dëshmi të reja për rastin, madje as motivin e vrasjes.

Raufi më tutje ka kërkuar, që Alil Demiri të lirohet nga vepra për të cilën akuzohet dhe që është “terrorizëm” dhe lirimin nga të dy veprat për Fejzi Hazirin.

Nga ana tjetër, avokatët e viktimave në po të njëjtën seancë kanë deklaruar se pajtohen me fjalët përfundimtare të prokurores Fatime Fetai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat