LSDM: Është rritur efikasiteti i policisë

Maqedonia

LSDM: Është rritur efikasiteti i policisë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese thotë se Qeveria e udhëhequr nga ata ka investuar në avancimin e kushteve të punës për pjesëtarët e MPB-së.

Nga LSDM thonë se rezultatet e institucioneve e tregojnë përkushtimin për sigurinë e qytetarëve.

“Si rezultat i kontrolleve intensive dhe jo selektive të Ministrisë së Brendshme, numri i aksidenteve të trafikut me viktima në vend nga viti 2017 është në rënie të vazhdueshme, dhe në vitin 2020 numri i viktimave të trafikut të bjerë në 125, që është numri më i ulët ne histori. Ndërmerren veprime të rregullta, efektive për të parandaluar aktivitete kriminale dhe të paligjshme”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë edhe me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat