Kuvendi RMV-së, diskutohet Kodi etik për deputetët

Maqedonia

Kuvendi RMV-së, diskutohet Kodi etik për deputetët

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Përcaktimi i rasteve të korrupsionit dhe nepotizmit tek deputetët dhe vendosja e sanksioneve më të rrepta, duke përfshirë edhe suspendimin nga puna ligjvënëse, janë disa nga rekomandimet e GREKOS që do të përfshihen në Udhëzuesin e ri për Kodeksin etik të sjelljes së deputetëve.

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ka diskutuar mbi Kodin e ri etik të deputetëve që të vlejnë madje edhe sanksionet e parashikuara me Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi dhe konfliktet e interesave si dhe Ligji për procedurë penale, në rast se deputetët bëjnë shkelje. Udhëzuesi i ri do të përgatitet nga shërbimet e Kuvendit dhe do t’i dërgohet kryeparlamentarit për ta vendosur në rend dite në ndonjë nga seancat plenare. Оpozita do të dalë me qëndrim pasi ta shohë tekstin e udhëzuesit të ri.

“Të bëhet pecizim i procedurave për rastet më karakteristike të konfliktit të interesave dhe për dhuratat që iu jepen deputetëve, që do të nënkuptojë përcaktim të situatave të tilla të prishjes së interesit personal në raport me interesin publik, gjatë sjelljes së vendimeve në Kuvend dhe përskaj këtyre procedurave të parashikohen edhe raste konkrete, gjatë të cilave deputeti mund të vijë deri tek konflikti i interesave, që tani nuk është qartë e precizuar me Kodeksin dhe Udhëzuesin.

Bëhet punë që të ndalet sjellja korruptive, marrja e mitos, të mos ketë ndikim në vendimmarrjes, ndikime gjatë punësimeve, gjatë ndarjes së prokurimeve publike, ndarjes së fondeve publike si subvencione ose ndihmë shtetërore”, tha Panço Minov, Kryetar i Komisionit për çështje të mandateve dhe imunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat