Thaçi uron mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit

Maqedonia

Thaçi uron mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:56
Menduh Thaçi

Kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e festës së 7 Marsit.

“Dita e Mësuesit është një ngjarje me rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë.

Në këtë ditë përshëndesim mundin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve shqiptarë kudo që vepruan, duke sakrifikuar shumë që tek të gjithë brezat të kultivohet dija, edukimi dhe vlerat më të larta kombëtare.

Për nder të 7 Marsit, ditës së arsimit shqip, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.”, thuhet në telegramin e Menduh Thaçit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat