Të martën fillon Muaji i Ramazanit

Maqedonia

Të martën fillon Muaji i Ramazanit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 21:41
Xhamia e Larme

Të martën, sipas kalendarit islamik fillon muaj i Ramazanit. Sivjet, muaj i agjërimit fillon 10 ditë më herët se vitin e kaluar. Në vigjilje të muajt të Ramazanit, Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame mbajti mbledhje dhe diskutoi rreth propozim programit të punës dhe aktiviteteve përgjatë muajt të Ramazanit.

Pas diskutimit të frytshëm dhe shumë konstruktiv, Rijaseti i BFI të RMV solli vendim të njoftojë të gjitha muftinitë, organet dhe institucionet e saja si dhe të gjithë besimtarët e vendit.

Në mbledhje u diskutua për të gjitha aktivitetet e propozuara dhe Anëtarët e Rijasetit, njëzëri miratuan Programin e Ramazanit 2021 që do duhet të realizohet në nivel të Rijasetit, Muftinive dhe Xhemateve dhe që përfshijnë: Parapërgatitjen për muajin e Ramazanit;Vizitën e xhemateve nga ana e administratës; Vizitën e xhemateve nga ana e nëpunësve fetarë – imamëve dhe vaizave; Organizimin i tribunave e shkencore; Organizimin e manifestimeve për ditët e shënuara; Programin e aktiviteteve në mjetet e informimit;

Aktivitetet për gjininë femërore; Aktivitetet fetare në bashkëpunim me diasporën; Angazhimin e nxënësve të Medresesë dhe studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame; Leximin e Kur’anit Famëlartë –mukabeles; Shpërndarjen e fletëpagesave të Sadekatul Fitrit dhe imsakijeve; Disa vendime unike të cilat duhet realizuar gjatë Ramazanit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut;

Të gjitha aktivitetet e parapara, për shkak të pandemisë, parashihen të organizohen në përputhje me protokollet dhe rregullat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim mbrojtjen e besimtarëve nga virusi korona.

Aktivitetet në fjalë do realizohen nëse nga institucionet përkatëse shtetërore nuk nxirret ndonjë urdhër për kufizim të lëvizjes së lirë ose për pezullimin e grumbullimeve.

Krahas këtij programi, të gjitha Muftinitë lihen të lira për aktivitete shtesë që mund t’i parashohin në bashkëpunim me xhamitë apo nëpunësit e tyre.

Programi i aktiviteteve do jetë i disponueshëm së shpejti për të gjithë të interesuarit në webfaqen e BFI

Për çdo ndryshim eventual besimtarët do të njoftohen në kohë nga muftinitë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat