Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Maqedonia

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:27
Ilmi Selami

Zv drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami, në një shkrim përmes profilit të tij në Facebook ka folur për regjistrimin e popullsisë.

Selami ka theksuar se sa i përket regjistrimit shqiptarët ose humbin të gjithë ose fitojnë të gjithë, dhe se e dyta arrihet vetëm duke u regjistruar.

Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare deri tani janë vetëregjistruar 184567 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga diaspora.

Ja postimi i plotë i Selamit:

Te nderuar miq,

Hiqjuni politikës, hiqjuni përtesës, t”i lëmë inatet që mund t’i kemi në baza të ndryshme, t’i lëmë personat a grupet e ndryshme të interesit apo partitë politike që ju fusin më tepër huti, mos e lëmë këtë punë në asgjë, hajde të gjithë bashkë t’i ndihmojmë procesit, të kontribojmë që të regjistrohet diaspora deri në mërgimtarin/bashkëatdhetarin tonë të fundit!

Këtu nuk ka mes, o humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Vetëm me një regjistrim të suksesshëm e të plotë, fitojmë të gjithë.

LE TË FITOJMË TË GJITHË – LE TË REGJISTROHEMI TË GJITHË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat