ASH-AAA do të tërheq amendamentet për pakon e pestë ekonomike në Kuvend

Maqedonia

ASH-AAA do të tërheq amendamentet për pakon e pestë ekonomike në Kuvend

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike.

Kjo do të vijë pasi OBRM-PDUKM, të tërheqë amendamentet nga Ligji për nënshtetësinë, gjë të cilën nga partia e Mickoskit e paralajmëruan më parë.

Nga ASH-AAA thonë se tërheqja mund ndodh që sot.

Ndryshe, opozita shqiptare vendosi të bllokojë çdo ligj në Kuvend, pasi propozimi i tyre për Ligjin për nënshtetësinë nuk u pranua nga Qeveria dhe opozita maqedonase.

Kurse pas disa takimeve me kryeministrin Zoran Zaev, arritën marrëveshje për Ligjin për nënshtetësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat