Sela fton në përballje Ahmetin!

Maqedonia

Sela fton në përballje Ahmetin!

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:13
Ziadin Sela

Lideri i partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela ka ftuar edhe sot në përballje liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Ka thënë, se ai do të qëndrojë me partnerin e koalicionit, Afrim Gashin nga njëra anë, kurse Ahmeti të marrë edhe partnerët qeverisës shqiptarë, Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA dhe Menduh Thaçin e Partisë Demokratike Shqiptare nga ana tjetër.

“Hajdeni të përballemi, ballë për ballë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në njërën anë, dhe Aliu me gjithë partitë tjera shqiptare që janë në qeveri nga ana tjetër. A e pranojnë këtë sfidë? Po i pyes publikisht”, tha Sela para burgut të Idrizovës ku vizitoi Abdufeta Alimin.

Këtë thirrje e bëri ai, derisa akuzonte se partitë në pushtet se nuk ka fituar me vota, pasi sipas tij, “janë bërë manipulime me vota”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat