U shkarkuan apo dhanë dorëheqje?

Maqedonia

U shkarkuan apo dhanë dorëheqje?

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:40
Fatmir Limani

Qeveria shkarkoi Fatmir Limanin, nga posti zv/drejtor në Ndërmarrjen Publike ELEM, por pa treguar shkaqet. Ndërsa para disa muajve, Limani në Click Plus kishte deklaruar se vetë ka dhënë dorëheqje, por jo në Qeveri, por tek lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

 Keni dhënë dorëheqje, ku e keni deponuar dorëheqjen?

“Мua më ka propozuar në këtë post, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe dorëheqjen time të parevokueshme e kam drejtuar drejt kryetarit të saj Ali Ahmeti dhe organeve të saj”, tha Fatmir Limani, ish zv/drejtor i ELEM-it.

TV21 kërkoi qëndrim nga Qeveria për shkaqet e shkarkimit të Fatmir Limanit, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Me shkarkimin e tij nga Qeveria, pyetem nëse të njëjtit do t’i jepet apanazhë.

“Sigurisht, me të gjithë ata do të veprohet në kuadër të ligjit, dhe nëse iu takon apanazhë, sigurisht se do t’u jepet”, pohoi Muhamed Zekiri, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Qeveria dje në rend dite kishte edhe shkarkimin e zv/drejtorit të Doganave, Irfan Buçin, por e njëjta u tërhoq prapa. Kreshnik Bekteshi tha se Buçi ka dorëzuar vetë dorëheqje, ndërsa Qeveria dhe partia do ta diskutojë mbi rastin e Buçit.

“Irfan Buçi ka njoftuar një anëtar të Qeverisë, se jep dorëheqje për shkaqe personale dhe familjare dhe për këtë arsye pika për shkarkimin e tij ka qenë në rend dite dje në Qeveri. Por, kjo çështje do të diskutohet në mbledhjet vijuese të Qeverisë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Nuk kaloi kohë e gjatë edhe vetë Buçi, nëpërmjet Facebook informoi se jep dorëheqje për shkaqe familjare.

“Për arsye familjare (për shkak djalit tim që duhet shëruar nga autizmi jashtë vendit dhe për këtë për një kohë të gjatë do të mungoj) te premten me datë 14-05-2021 jap dorëheqje nga posti zëvendësdrejtorit të Doganës në RMV”, shkruan Irfan Buçi, zv/drejtor i Doganave.

Nga Qeveria nuk dhanë numër të saktë se sa funksionarë janë shkarkuar nga postet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat