Radev: Rruga e Maqedonisë për në BE, kalon kah Sofja

Maqedonia

Radev: Rruga e Maqedonisë për në BE, kalon kah Sofja

Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:45
Rumen Radev

“Rruga e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, kalon përmes Sofjes”.

Këtë e tha sot presidenti bullgar Rumen Radev, gjatë shënimit të festës së “Kirilit dhe Metodit”.

“Përnjëherë u bëra shumë interesant për të gjithë liderët evropianë. Për momentin është kthyer shumë vëmendje drejt Bullgarisë. Nuk do ta përdor fjalën presion, por të mos harrojmë që Bullgaria është anëtare e NATO-s. Nga vendet tjera kërkojmë solidaritet. Më e rëndësishme është të mos lejojmë probleme të reja në BE”, tha Radev.

Ai kujtoi se së bashku me presidentin e RMV-së Stevo Penarovski, do të marrin pjesë në Romë dhe do të udhëtojnë në një aeroplan.

“Me presidentin Pendarovski do ta publikojmë qëndrimin, angazhimin dhe vullnetin tonë politik, se do t’i zhvillojmë marrëdhëniet në mes dy vendeve në frymën e besimit dhe fqinjësisë së mirë”, tha Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat