Ministria hedh topin tek Komuna Qendër

Maqedonia

Ministria hedh topin tek Komuna Qendër

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:49
Ilustrim

Komuna e Qendrës nuk ka dorëzuar raportet e duhura për pezullimin e planeve të detajuara urbanistike të paraqitura në ministri. Nga komisioni theksoi se raportet ishin bërë pas një neni të gabuar të Ligjit për Planifikimin Urban. Konkretisht bëhet fjalë për ndërtimin e asht quajtur afër hotel Holiday Inn.

“Për planin urbanistik tek Holiday Inn tek elaborati për suspendim nuk është përmendur dëm në interes të opinionit publik as edhe me fjalë ashtu që nuk ka as potencim se për çfarë dëmi apo ku në cilën pjesë të planit do të bënte dëm”, Mirosllav Gërçev.

Sipas ministrit në Komunën Qendër nëse e kanë dhënë lejen e ndërtimit ato e kanë, meqenëse lejet jepen edhe në formë elektronike.

“Nuk dua që të jap qëndrime të sigurta meqenëse ne nuk japim miratim për ndërtim në ato parcela por ajo është burim i Komunës Qendër më mirë ato do të japin përgjigje se a kanë dhënë leje për ndërtim”, tha Boçvarski.

Ndryshe investitorët, kompania “MG Fashion” dhe Kisha Ortodokse Maqedonase përmes kompanisë “Obnoviteli”, kanë paguar taksa komunale në vlerë prej 150 milionë denarë ose 2,43 milion euro, 60 përqind Qytetit të Shkupit (1.4 milionë euro) dhe 40 përqind Komunës Qendër (1 milion euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat