“Zaev dhe Spasovski dhanë pasaporta për mafiozë botërorë”

Maqedonia

“Zaev dhe Spasovski dhanë pasaporta për mafiozë botërorë”

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:07
Zoran Zaev

OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thotë se “nën regjimin e mafisë së Zaevit, qytetarë të radhës së parë dhe të dytë ka edhe në dhënien e pasaportave”.

Sipas tyre, në radhë të parë janë kriminelët e afërt me Zaevit duke përfshirë edhe ata të huaj, ndërsa në rend të dytë janë qytetarët tjerë të Maqedonisë.

“Pasi qytetarët e Maqedonisë pritën për pasaporta, MPB he Spasovski solli vendim se pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri në fund të vitit, duke i lënë qytetarët pa dokument të vlefshëm me të cilën mund të udhëtohet jashtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Spasovski mund të jep garanci vetëm në Maqedoni, por jashtë nuk garantohet se qytetarët e Maqedonisë me afat të skaduar do të pranohet në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat