Janeva dërgohet në burg

Maqedonia

Janeva dërgohet në burg

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:57
Katica Janeva

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të pranuar vendimin e dënimit prej shtatë vitesh burg, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sapo është dërguar në burgun e Idrizovës. Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Jovica Stojanoviq.

Janeva është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si prokurore e PSP-së.

Së bashku me Janevën është dënuar edhe Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13. Ai është dënuar me nëntë vite burg për veprimin e tij kundërligjor: ndikim i paligjshëm në krim.

Ishte i akuzuar edhe Zoran Milevski, i cili prej së seancë së parë e pranoi dënimin dhe u dënua me tre vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat