Shekerinska i quan heronjë Bashkimin dhe Krsten

Maqedonia

Shekerinska i quan heronjë Bashkimin dhe Krsten

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmila Sekerinska ka shkruar në Facebook një status falemnderimi për dy ushtarët e Ushtrisë së Maqedonisë, Bashkim Jusufi dhe Krste Stankovski, duke i quajtur heronjtë e ushtrisë.

Heronjtë tanë! Reagimi në kohë dhe përgatitja e komandantit i qendrës së rojes Bogorodisë, Bashkim Jusufi dhe komandant Krste Stankovski kanë ndihmuar shpëtimin e qendrës së rojes në Bogorodicë.

Jusufi dhe ekipi i tij kanë vërrejtur zjarrin dhe kanë reaguar menjëherë ndërsa Stakoski ka thirrë helikopterin e ushtrisë për të fikur zjarrin ashtu siç duhet” ka shkruar Sekerinska.

Maqedonia është e kapluar me zjarre në lokalitete të ndryshme dhe për këtë ushtria është në gatishmëri dhe e shpërndarë në disa lokacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat